Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Prapaskenat e njė lufte tragjike

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 2:58 pm

Greqia, teatėr i njė lufte civile mizore, pėrfaqėsoi terrenin e vetėm tė pėrplasjes sė armatosur europiane midis dy ideologjive - demokratiko-liberale dhe socialiste - qė ndanė botėn tė nesėrmen e Luftės sė Dytė Botėrore

Lufta e Ftohtė e luftuar mė sė miri/Prapaskenat e njė lufte tragjike

Greqia, teatėr i njė lufte civile mizore, tė zgjatur nga viti 1946 deri mė 1949, pėrfaqėsoi terrenin e vetėm tė pėrplasjes sė armatosur europiane midis dy ideologjive - demokratiko-liberale dhe socialiste - qė ndanė botėn tė nesėrmen e Luftės sė Dytė Botėrore. 60 vjet nga mbarimi i luftės civile duket e dobishme qė tė ripėrshkohen etapat mė domethėnėse tė kėsaj tragjedie kombėtare qė ia dorėzoi vendin helen "bllokut perėndimor", ama me njė ēmim shumė tė lartė, duke pėrfshirė edhe paqėndrueshmėri politike, prapambetje ekonomike dhe qeveri gjysėm apo totalisht diktatoriale, deri me ardhjen e kolonelėve nė vitin 1967.

Nė shpėrthimin e Luftės sė Dytė Botėrore, Greqia ishte njė monarki e mbajtur nga Mbreti Jorgo i II-tė, me njė qeveri tė kryesuar nga filofashisti Ioanis Metaksas. Pavarėsisht simpative tė tij pėr Musolinin dhe Hitlerin (pėr shembull, Gjermania blinte 40 pėrqind tė duhanit grek), Kryeministri - nė konsideratė tė simpatisė sė Mbretit ndaj Anglisė - zgjodhi qė tė ruajė njė neutralitet dashamirės ndaj Britanisė sė Madhe. Kėshtu, mbylli sytė pėrpara provokimeve nė rritje italiane, qė u kulmuan nė gusht tė vitit 1940 me silurimin e kryqėzorit Elli tė ankoruar nė radėn e ishullit Tģnos me rastin e festės sė ngjitjes nė qiell tė Virgjėreshės. Por edhe durimi i Metaksasit e kishte njė limit. Nė fakt, kur Musolini - i mėrzitur pėr faktin qė Hitleri nuk e kish informuar nė rastin e disa ndėrmarrjeve ushtarake dhe i dėshiruar qė tė niste njė "luftė paralele" tė veten - urdhėroi ambasadorin e tij nė Athinė qė t'u dorėzonte autoriteteve helene nė orėn 3 tė mėngjesit tė 28 tetorit 1940 njė ultimatum poshtėrues, qė do tė skadonte vetėm pas 3 orėsh, nė orėn 6, qeveria greke e hodhi poshtė kėrkesėsn italiane dhe u pėrgatit pėr luftė. Pėr fashistėt, Greqia do tė demonstrohej njė kockė shumė e fortė. Grekėt u grumbulluan rreth flamurit kombėtar. Nė harkun e pak ditėve, ushtria greke jo vetėm qė i zmbrapsi italianėt pėrtej kufirit shqiptar, por kaloi nė kundėrsulm, duke pushtuar Korēėn mė 22 nėntor, Sarandėn mė 6 dhjetor dhe Gjirokastrėn me 8 dhjetor. Ushtritė greke qenė nė pikėn e pushtimit tė Portit tė Vlorės, vendimtar pėr furnizimin e trupave italiane, por pėr shkak tė kushteve shumė tė kėqija meteorologjike u desh qė ta ndalnin marshimin.

Qysh nga momenti i parė i pushtimit italian, Ēėrēilli ishte shprehur i gatshėm qė t'i vinte nė ndihmė Greqisė, por Metaksasi ishte pėrmbajtur, pėr tė mos kryer asnjė akt provokues ndaj Hitlerit. Por kjo nuk i vlejti pėr ta mbajtur urtė diktatorin gjerman. Mė 6 prill tė vitit 1941, nė optikėn e sigurimit tė krahut ballkanik nė pritje tė sulmit kundėr Bashkimit Sovjetik, Gjermania lėshoi Operacionin Marita domethėnė pushtimin e Greqisė. Boshti e theu rezistencėn greke dhe anglezėt vrapuan nė ndihmė tė tyre. Mė 20 prill Gjenerali Colakoglu, komandant i armatės sė Maqedonisė perėndimore, u dorėzua pa autorizimin e qeverisė sė tij, ndėrsa vetė qeveria dhe Mbreti u transferuan nė Kretė, e konsideruar njė fortesė e pathyeshme: nė realitet do tė binte pas njė bombardimi masiv gjerman (20 maj 1941) dhe njė lufte tė ashpėr, kėshtu qė qeveria dhe Mbreti do tė largoheshin fillimisht nė Kajro dhe mė pas nė Londėr. Me rėnien e Greqisė, gjermanėt vunė nė zotėrim zonat strategjikisht mė tė rėndėsishme, si Athina, Selaniku, disa ishuj dhe njė rrip territori nė kufi me Turqinė. Gjenerali Colakoglu (ai i dorėzimit pa autorizimin e qeverisė) u bė kreu i njė qeverie kukull, tė cilės i pasuan ato tė civilėve Konstantinos Logothetņpulos dhe Ioanis Rąlis.

Mė 31 maj, flamuri nazist u valėvit mbi Akropol. Menjėherė u zhduk, nė tė vėrtetė njė ngushėllim i pakėt. Mė e rėndėsishme qe ajo qė ndodhi nė frontin e organizimit tė rezistencės, me tė cilėn u okupua Partia Komuniste (KKE). Pėrpara pushtimit, kjo parti kishte njė forcė tė papėrfillshme. E pėrēarė nga brenda, kishte vuajtur prej sulmeve tė vazhdueshme tė qeverisė autoritare tė Metaksasit, duke arritur qė mblidhte maksimumi 9 pėrqind tė votave. Tė nesėrmen e pushtimit, Sekretari i Pėrgjithshėm komunist, Nikos Zakariadis (nė atė kohė nė burg, pėrpara se tė deportohej nė Dakau) e pėrshėndeti rezistencėn greke si njė "luftė pėr ēlirim kombėtar" dhe bėri thirrje pėr njė grumbullim rreth Metaksasit pėr kauzėn e pėrbashkėt tė lirisė.

Nė shtator tė vitit 1941 u themelua Fronti i Ēlirimit Kombėtar (EAM, Ethnikņ Apeleftherotikņ Mčtopo). Megjithėse komunistėt nė brendėsi tė EAM-it qenė predominues, u desh qė tė krijohej pėrshtypja se Fronti ishte njė koalicion midis tė gjitha partive tė sė Majtės dhe i bujqve. Pak kohė pas themelimit tė tij, nga trungu i EAM-it lindi EEAM-i ose Fronti i Ēlirimit Kombėtar Punėtor (Ergatikņ Ethnikņ Apeleftherotikņ Mčtopo), qė i pėrqendroi pėrpjekjet e tij midis klasės punėtore dhe qe thelbėsor pėr organizimin e disa grevave tė pėrgjithshme me impakt tė madh, nė veēanti ato tė shkurtit dhe tė marsit 1943, qė arritėn t'i bėjnė tė dėshtojnė planet e gjermanėve pėr t'i detyruar punėtorėt grekė qė tė punojnė pėr Rajhun. Krahu ushtarak i EAM-it ishte nė fakt Ushtria Popullore e Ēlirimit Kombėtar (ELAS, Ethnikņs Laikņs Apeleftherotihņs Stratņs). ELAS-i u themelua nė dhjetor tė vitit 1941, ndėrsa bandat e para partizane morėn rrugėt e maleve nė verėn e mėpasme.

Nė dimrin 1941 - 1942 lindėn edhe formacione tė tjera partizane jokomuniste. Mė e rėndėsishmja e tė cilave qe Lidhja Kombėtare Demokratike (EDES, Ethnikņs Dimokratikņs Ellinikņs Sģndesmos), me tendenca republikane, qė kishte nė krye Gjeneralin Nikņlaos Plastģras, promotor i un puēi ushtarak nė vitin 1922 dhe i njėrit nė vitin 1933, qė gjithsesi qėndroi gjatė tė gjithė kohėzgjatjes sė luftės nė Francė, ku ishte vetėmėrguar pas puēit tė dėshtuar tė vitit 1933. Nė Greqi, kreu efektiv u bė Gjenerali Napolčon Zčrvas, nga ana e tij i pėrfshirė si nė vendosjen, ashtu dhe nė pėrmbysjen e diktaturės sė Teņdoros Pąngalosit nė vitin 1926. Njė organizatė tjetėr rezistente republikane dhe reformiste ishte Ēlirimi Social dhe Kombėtar (EKKA, Ethnikģ ke Kinonikģ Apelefthčrosis) e Kolonelit Dimģtrios Psarrņs, i cili hyri nė luftėn e armatosur vetėm nė vitin 1943.

Ndėrkohė, forcat e pushtimit bullgar vendosėn kolonėt e tyre nė Maqedoninė greke, ndėrsa gjermanėt nuk tregonin kurrfarė hezitimi nė persekutimin dhe pushkatimin e partizanėve dhe tė dyshimtėve. Nė dhjetor tė vitit 1943 shkatėrrimi i njė serie fshatrash nė rajonin Kaląvrita dhe ekzekutimi i tė paktėn 700 midis grave, pleqve dhe fėmijėve qe njė episod veēanėrisht mizor i pushtimit nazifashist. Veē kėsaj, konfiskimi sistematik nga ana e gjermanėve i ushqimit dhe i sendeve tė tjera shkaktoi njė inflacion tė frikshėm dhe njė mungesė katastrofike ushqimi. Situata nė qytetin e Athinės gjatė dimrit 1941 - 1942 ishte aq e dėshpėruar sa qė qeveria nė mėrgim e Emanuģl Kuderņsit arriti qė t'i bindte autoritetet britanike qė ta ndėrprisnin embargon ndaj Greqisė sė pushtuar pėr tė lejuar trazitin, nėpėrmjet Turqisė, tė mallrave ushqimore tė sjella nga Kryqi i Kuq suedez. Njė pasojė tjetėr tragjike e pushtimit qe padyshim eliminimi pothuajse total i pranisė hebraike. Komuniteti sefardit i Selanikut u shfaros. Pėr hebrejtė athinas gjėrat shkuan pak mė mirė falė ndihmės sė ofruar nga EAM-i. Pavarėsisht pushtimit, Britania e Madhe mbeti ngushtėsisht e pėrfshirė nė ēėshtjet greke. Politika angleze synonte qė tė mbėshteste kthimin e Mbretit pas ēlirimit. Pėr Forin Ofisin, ishte e nevojshme qė tė mbahej aleate Greqia edhe si garanci pėr ruajtjen e lirisė sė komunikimit pėrgjatė rrugėve tė naftės nė Lindje tė Mesme.

Nė mars tė vitit 1944, kur pjesa mė e madhe e Greqisė kontinentale kontrollohej nga partizanėt, EAM-i shpalli papritmas krijimin e njė Komiteti tė Pėrkohshėm tė Ēlirimit Kombėtar (PEEA, Prosorinģ Epitropģ Ethnikģ Apeleftherosis), i drejtuar nga pedagogu i shquar universitar, jo komunist, Alčksandros Svņlos. Megjithatė, pavarėsisht se PEEA-ja kėrkoi qė tė mos i uzurponte prerogativat e qeverisė nė mėrgim, vetė krijimi i saj pėrfaqėsonte njė sfidė ndaj Kuderņsit dhe ministrave tė tij dhe, praktikisht, disa anėtarė tė PEEA nxitėn revolta nė brendėsi tė forcave tė armatosura tė ndodhura nė Egjipt. Ēėrēilli urdhėroi qė tė reagohej me vendosmėri. Rebelimet u shtypėn, krerėt e revoltės u dėnuan me vdekje, edhe pse mė pas dėnimi i kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Por, tashmė raportet midis qeverisė nė mėrgim dhe EAM-it qenė prishur. Pėr tė tentuar qė tė ripėrcaktoheshin raportet e forcės dhe tė bihej dakord mbi tė ardhmen politike tė vendit, EAM-i, ELAS-i, KKE-ja dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė majtė u takuan nė maj tė vitit 1944 nė Liban me pėrfaqėsuesit e qeverisė, tė kryesuar nga kryeministri i ri, Georgios Papandreu. Midis partizanėve kishte vetėm 2 komunistė. Mė 20 maj u nėnshkrua njė dokument qė parashikonte formimin e njė qeverie tė unitetit kombėtar me 24 anėtarė, 6 prej tė cilėve tė ardhur nga radhėt e PEEA-sė. Ndėrkohė, koincidenca midis rebelimeve nė forcat e armatosura nė Lindjen e Mesme dhe pėrparimit tė Ushtrisė sė Kuqe nė Besarabi, forcuan tek Ēėrēilli dėshirėn qė tė shmangte afirmimin e njė hegjemonie komuniste nė Greqi. Nė pak minuta, kryeministri britanik i quajti partizanėt e ELAS-tė "banditė tė poshtėr" dhe "kafshėt mė tė pabesa dhe fėlliqura". Sidomos pas vrasjes tė ndodhur mė 16 prill tė vitit 1944 tė Kolonelit Psąrros nga ana e njė njėsiti tė ELAS-it, qė megjithatė duket se kish vepruar me inciativėn e vet dhe jo pas urdhėrave tė komitetit qendror tė EAM-it. Nė tetor 1944, me ēlirimin e realizuar, ndėrsa qeveria Papandreu vendosej nė Athinė, nė Moskė ndodhte ndarja e famshme "me pėrqindje" e Ballkanit dhe e Europės Lindore midis Ēėrēillit dhe Stalinit. Rumania dhe Bullgaria e shkonin Bashkimit Sovjetik respektivisht me 90 dhe 75 pėrqind, Jugosllavia dhe Hungaria me nga 50 pėrqind secila (por u ngritėn nė 60 pėrqind pro Bashkimit Sovjetik nė takimin e mėpasėm midis ministrave tė Jashtėm, Molotov dhe Iden), Greqia pėr 90 pėrqind Britanisė sė Madhe.

Po nė tė njėjtat ditė, mė 18 tetor, qeveria Papandreu, "e transformuar - siē kujton Riēard Klog - prej mbėshtetjes britanike nga njė turmė politikanėsh tė diskredituar qė ishte nė njė qeveri tė vėrtetė uniteti kombėtar", arriti nė Greqi, ndėrsa mbeturinat e forcave gjermane tė pushtimit linin vendin, tė ndjekura nga partizanėt dhe nga sulmet ajrore aleate. Nė ato momente, Greqia ishte praktikisht nė gjunjė: 1 stėrlinė vlente shifrėn astronomike tė 170000 miliard dhrahmive. Shpėrndarja e mallrave tė dorės sė parė ishte bėrė shumė e vėshtirė nga tronditja qė kish goditur si sistemin ekonomik - tregtar, ashtu dhe atė tė transporteve. Veē kėsaj, ishte dhe problemi i goditjes sė kolaboracionistėve. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk dukej se Papandreu shqetėsohej shumė pėr kėtė gjė. Pėr tė, problemi mė i vėshtirė ishte qė tė kryhej ēarmatimi paqėsor i formacioneve partizane dhe zėvendėsimi i tyre me njė ushtri kombėtare. Nė sytė e kryeministrit, vetė ekzistenca e ELAS-it vinte nė rrezik shtetin e ri. Nė nėntor u arrit njė marrėveshje: bandat partizane si tė ELAS-it, ashtu dhe tė EDES-it do tė shkriheshin mė 10 dhjetor. ELAS-i protestoi: nė atė ushtri kishte vetėm monarkistė, profashistė dhe antikomunistė. Nuk e kishte gabim. Nė fillim tė dhjetorit, Sekretari i Partisė Komuniste Greke (KKE), Geņrgios Siąntos, bėri tė ditur se ELAS-i nuk do ta ēmobilizohej. Menjėherė, pėrgjegjėsi i trupave britanike, Gjenerali Ronald Skobi, pohoi se nuk tė ngurronte ta pėrdorte forcėn nė dispozicion tė tij pėr tė mbrojtur qeverinė e krijuar ligjėrisht. Ministrat e majtė dhanė menjėherė dorėheqjen dhe, nė atmosferėn e njė tensioni tė madh, mė 3 dhjetor EAM-i thirri nė njė miting pėrkrahėsit e saj nė sheshin Sģntagma nė qendėr tė Athinės. E kapur nga paniku, policia qėlloi mbi turmėn e demonstruesve, duke vrarė tė paktėn nja 50 prej tyre dhe, duke plagosur shumė tė tjerė. Represionin e pėrgjakshėm e pasuan sulmet nga postave tė policisė. Duket se KKE-ja, tė paktėn nė kėtė fazė tė parė, donte ta shmangte pėrplasjen e drejtpėrdrejtė me anglezėt. Por, Ēėrēilli nuk ishte i kėtij mendimi. Pėrkundrazi. Nė njė mesazh tė dėrguar Gjeneralit Skobi, urdhėronte qė ta konsiderohej Athina si njė qytet nėn pushtim dhe tė qėllohej pėr tė vrarė. Telegrami, i interceptuar nga amerikanėt dhe i pėrhapur nė shtypin e pėrtejoqeanit, kontribuoi qė amerikanėt tė merrnin njė pozicion neutraliteti: Lincoln McVeagh, ambasadori amerikan nė Athinė, arriti nė pikėn qė t'u mohonte anglezėve lejen pėr tė nxjerrė ujė nga pusi i ambasadės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 3:00 pm

Me shpėrthimin e trazirave, Papandreu kishte dhėnė dorėheqjen. Ēėrēilli e kish urdhėruar qė tė qėndronte nė detyrė, por situata tashmė ishte e pakontrollueshme. Pėr Krishtlindje vetė Ēėrēilli dhe Ideni shkuan nė kryeqytetin grek dhe mė 30 dhjetor pranuan zgjidhjen e vetme tė mundshme: emėrimin si Regjent tė Peshkopit Damaskinņs (i quajtur pak kohė mė parė nga vetė kryeministri anglez "njė prift infektues, mbeturinė e Mesjetės") nė pritje tė njė referendumi institucional lidhur me ekzistencėn e monarkisė. Disa ditė mė vonė, mė 3 janar 1945, nė vend tė Papandreut u emėrua kryeministėr Gjenerali Nikņlaos Plastģras. Mė 11 janar u shpall armėpushimi. Mė 12 shkurt, nė Vąrkiza, nė rrethinat e Athinės, u nėnshkrua njė marrėveshje politike midis palėve. ELAS-i pranoi ēarmatimin (duke dorėzuar, veē tė tjerash shumė mė tepėr armė nga sa i qenė kėrkuar) nė kėmbim tė premtimit tė njė amnistie pėr krimet e zakonshme politike, tė impenjimit pėr tė spastruar me vendosmėri mė tė madhe kolaboracionistėt dhe profashistėt nga ushtria dhe nga policia, tė garancisė sė ruajtjes sė lirive demokratike tė pasuara nga ana tyre me zgjedhje tė lira, nėn mbikqyrjen e fuqive aleate. Por Bashkimi Sovjetik - nė kundėrshtim me Britaninė e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Francės - nuk deshi ta bėjė njė gjė tė tillė, duke theksuar se do tė bėhej fjalė pėr njė ndėrhyrje nė punėt e brendshme greke. Mė pas, konfuzion tė mėtejshėm krijoi njė episod tjetėr.


Zgjedhjet e 31 marsit rezultuan nė njė luftė midis tė Djathtės populiste e monarkiste nga njėra anė dhe liberalėve dhe qendrės sė djathtė nga ana tjetėr. Tė parėt siguruan 206 vende nga 354 tė tilla; Bashkimi Politik Kombėtar, aleancė e tri partive tė vogla me nė krye Sofoklģs Venizčllos, Geņrgios Papandreu e Panajiņtis Kanelņpullos, siguroi 68 vende; liberalėt e Sofłlisit 48 vende; Partia Kombėtare e ish -komandantit tė EDES-it (tashmė antikomuniste e zjarrtė), Gjenerali Napolčon Zčrvas, 20 vende. Misioni aleat (AMFGE) deklaroi se zgjedhjet qenė zhvilluar nė mėnyrė demokratike dhe e fiksoi pėrqindjen e abstenimeve nė 9.4 pėrqind, ndėrsa komunistėt theksuan se kishte votuar vetėm 49 pėrqind e atyre qė kishin tė drejtėn e votės. Kryeministėr u emėrua Konstantģnos Caldąris, nip i populistit Panagģs Caldarģs dhe qe ai qė fiksoi referendumin institucional pėr 1 shtator 1946. Konsultimi u mbajt nė datėn e fiksuar dhe monarkai fitoi me 68 pėrqind (1136289 vota) tė votave, kundrejt 32 pėrqind (524771 vota) tė Republikės. Referendumi nuk pati mbikqyrjen e AMFOGE-sė, megjithėse Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara i kishin shqyrtuar listat elektorale, akuzat e bėra nga opozita gjetėn konfirmim nė raportet konfidenciale tė vėzhguesve aleatė. Mė 27 shtator, Mbreti Jorgo i II-tė shkeli nė territorin grek, por pak mė shumė se 6 muaj mė vonė, mė 6 prill 1947, ndėrroi jetė. Nė fron u ngjit i biri Pavllo.

Qeveria Caldaris nuk e vuri ujin nė zjarr qė tė zbuste mosmarrėveshjet midis tė Djathės dhe tė Majtės. Pėrkundrazi, filloi njė politike represioni dhe dhune kundėr eksponentėve socialistė dhe komunistė. Kjo qėndronte edhe nė vizionin e tij tė politikės ndėrkombėtare, e kushtėzuar nga njė antikomunizėm i alarmuar, edhe pėr shkak tė regjimeve me frymėzim sovjetik tė lindura nė Bullgari e nė Shqipėri, vende me tė cilat Greqia kishte hesape tė pambyllura lidhur me rivendikimet territoriale mbi Epirin e Veriut dhe Thrakėn e Veriut. Masat e ashpra tė Caldąrisit shėrbyen pėr ta pėrshpejtuar rėnien nė luftė civile. Qysh pėrpara zgjedhjeve tė marsit banda partizane tė lidhura me KKE-nė kishin marrė malet, tė vendosura pėr ta marrė nė njėfarė mėnyre pushtetin. Nė gusht, pas njė sulmi komunist nė Litņhoro tė Pierias dhe pėrplasje tė tjera nė fshatrat e veriut, qeveria deklaroi se bandat mbėshteteshin nga Bullgaria dhe Jugosllavia. Kurse Bashkimi Sovjetik shtyu Ukrainėn, e cila kishte akoma njė seli nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, qė ta denonconte Greqinė si shtet provokues dhe persekutues tė pakicave. Nė tetor u formua Ushtria Demokratike (DSE) e drejtuar nga Markņs Vafiądis, komandant komunist me origjinė nga Anadolli. Nė dimrin 1946 - 1947, lufta civile ishte tashmė nė zhvillim.

Nė fillim tė vitit 1947 Britania e Madhe informoi Shtetet e Bashkuara se nuk ishte mė nė gjendje tė pėrballonte kostot e mbėshtetjes pėr Greqinė. Me shpejtėsi tė konsiderueshme, Presidenti Truman siguroi mė 12 mars nga Kongresi 14 milion dollarė pėr ndihma emergjence: lindėte e ashtuquajtura "doktrinė Truman", domethėnė impenjimi amerikan pėr tė marrė pėrsipėr ekonomikisht pėrpjekjet e "popujve tė lirė" pėr t'u rezistuar tentativave subversive tė pakicave tė armatosura. Siē kujton David U. Elvud, duke iu referuar studiuesit tė historisė ndėrkombėtare U. H. MekNill, kėto ndėrhyrje kushtėzoheshin nga bindja se ekzistonte njė lidhje midis modernizimit ekonomik dhe modernizimit politik. "Sikur tė mund tė pėrmirėsohej situata ekonomike aq sa t'i mundėsonte ēdo qytetari grek qė tė jetonte nė mėnyrėn e parashikuar dhe tė dėshiruar prej tij qysh nga fėmijėria - nėnvizonte MekNill - ndoshta interesi i ekzagjeruar dhe fanatizmi qė populli manifeston ndaj partive dhe programeve politike do tė zvogėlohej. Rrethanat - kėmbėngulte ai - mund tė bėheshin atėhere tė favorshme pėr afirmimin gradual tė njė pėrbashkėsie idesh qė pėrfshin tė gjithė popullsinė dhe lejon restaurimin e njė qeverie vėrtet demokratike. Begatia ekonomike nuk mund tė garantojė njė qeveri tė qėndrueshme dhe popullore, por sigurisht do ta bėnte mė tė mundshėm realizimin e saj". Optimizėm apo sipėrfaqėsi ekonomistike? Amerikanėt do ta kuptonin shpejt se, "siē vėrejti me pėrbuzje Etli (kryeministri anglez, shėnimi im.) tė adoptoje doktrinėn Truman nėnkuptonte tė kishe dukjen se mbėshtesje "interesa tė provuara dhe reaksionare kundėr reformave dhe revolucioneve nė favor tė tė varfėrve"". Me pak fjalė, nuk do tė ishte kjo lėvizja pėr tė mundur komunistėt dhe mbėshtetjen qė ata gjenin nė popull. Ose, tė paktėn jo vetėm ajo.

Ndėrkohė, taktika "godit e largohu" e Vafiądis fillonte tė jepte ndonjė fryt, edhe pse tentativat pėr tė marrė qytetet kufitare tė Fllorinės, Grevenės dhe Konicės dėshtuan. Megjithatė, qeveria e pėrkohshme e themeluar nga rebelėt pikėrisht nė vitin 1947 kontrollonte politikisht dhe ushtarakisht rreth 70 pėrqind tė territorit grek, nga Evrosi nė Peloponez, dhe kishte edhe njė kontroll tė pjesshėm tė maleve dhe tė pjesės mė tė madhe tė ishujve. Ushtria qeveritare nė pjesėn mė tė madhe tė saj ishte e dislokuar nė Athinė dhe nė qytetet e mėdha, edhe pse kishte nėn kontroll ultėsirat e mėdha tė Thesalisė dhe tė Selanikut. Nga ana tjetėr, rebelėt mund tė mbėshteteshin mbi njė ushtri prej mė shumė se 50000 lufėtarėve dhe njė rrjet tė fuqishėm simpatizantėsh nė zonat rurale dhe malore. Selia qendrore e tyre ishte nė Malin Vici, afėr kufirit me Jugosllavinė, e mbėshtetur nga seli tė tjera tė pėrgjithshme rajonale nė Greqinė qendrore (Mali Pind) dhe nė Peloponez (Mali Taiget). Ndėrkohė, nė dhjetor tė vitit 1946, Greqia kishte paraqitur njė protestė tė dytė nė Kombet e Bashkuara, duke akuzuar Bullgarinė, Jugosllavinė dhe Shqipėrinė, se furnizonin me armė partizanėt. Kombet e Bashkuara vendosėn qė tė formonin njė komision pėr t'i verifikuar. Komisioni verifikoi dhe referoi: ishte e vėrtetė, bullgarė, jugosllavė dhe shqiptarė, ndihmonin komunistėt grekė. U vendos atėhere krijimi i njė Komisioni Special tė Kombeve tė Bashkuara pėr Ballkanin (UNSCOB), i aftė qė tė garantonte respektimin e rekomandimeve tė komisionit hetimor. Nė relacione tė shumta, UNSCOB-i e vuri nė dukje sesi njė mbėshtetje efektive ndaj luftės komuniste vinte nga vendet e bllokut komunist. Ndihmat shkonin nga furnizimi me shtretėr dhe tenda, nė atė tė strukturave spitalore fushore der, natyrisht, nė armėt dhe municionet. Ndėrkohė, qeverisė greke i vinin ndihmat e Misionit Amerikan pėr Ndihmėn ndaj Greqisė (AMAG). Ndihmat nuk konsistonin vetėm nė armė e municione, por edhe nė njė punė tė vėmendshme dhe tė saktė nga ana e konsulentėve amerikanė nė koordinim e operacioneve ushtarake. Nė nėntor tė vitit 1947 u krijua deri njė shtab i pėrgjithshėm operativ i pėrbashkėz greko - amerikan, ndėrsa njė impuls i ri ndaj vazhdimit tė luftės erdhi nga emėrimi i Gjeneralit Van Flijt si komandant i JUSMAPG-ut (Joint U.S. Military Advisory and Planning Group). Trupat britanike mbetėn nė Greqi. Nuk merrnin pjesė aktive nė luftime, por impenjoheshin nė stėrvitjen e personelit ushtarak grek. Anasjelltas, ushtria demokratike mund tė llogariste vetėm mbėshtetjen logjistike dhe operative tė Jugosllavisė, Bullgarisė dhe Shqipėrisė. Natyrisht, mbėshtetje e kushtėzuar nga autorizimi i Bashkimit Sovjetik, domethėnė i Stalinit. Me pak fjalė, Greqia u bė praktikisht njė fushė beteje nė Luftėn e Ftohtė. Aty po mateshin realisht raportet e forcės si nga pikėpamja ushtarake, ashtu dhe politiko - ekonomike. Nė nėntor tė vitit 1948 situata e rendit publik ishte nė kolaps, aq sa qeveria shpalli gjendjen e jashtėzakonshme. Komunikimet tokėsore midis Athinės dhe Selanikut, dy qyteteve mė tė mėdha, qenė praktikisht tė pamundura. Edhe shėrbimi hekurudhor u ndėrpre dhe nuk u rivendos deri mė 1949, me luftėn civile tė pėrfunduar. Tė dyja palėt vareshin nė mėnyrė tė tepruar nga ndihma e huaj dhe derisa kjo ndihmė tė ekzistonte lufta do tė vazhdonte. Por diēka po lėvizte me ngadalėsi, sidomos midis radhėve komuniste. Nė vitin 1948 Tito e prishi me Kominformin. Duket se Stalini i preokupuar pėr projektin titist tė krijimit tė njė federate ballkanike komuniste nėn egjidėn jugosllave, kishte urdhėruar nė fillim tė vitit 1948 Jugosllavinė dhe Bullgarinė qė ta pushonin luftėn nė Greqi, duke ua mbyllur rubinetat e ndihmave. "Njė prej arsyeve pėr tė cilat lufta civile nė fund u humb nga komunistėt - shkruan Paolo Viola - qe si mungoi mbėshtetja sovjetike nėpėrmjet kufirit jugosllav. Stalini nuk kishte ndėrmend ta impenjonte Bashkimin Sovjetik nė njė aventurė nė tė cilėn nuk besonte dhe qė gjithsesi do tė forconte njė komunizėm, si tė grekėrve, ashtu dhe tė jugosllavėve, armiqėsor, ekstremist dhe tė pavarur nga Moska. Bile vetė Beogradi pėrfundoi duke e tėrbuar diktatorin sovjetik pėr autonominė e tepruar, tė cilėn nuk e kish mbajtur fshehur asnjėherė". Veē kėsaj, nė mendimin stalinian Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk do tė lejonin kurrė qė Greqia tė bėhej socialiste, duke ua prerė linjat e komunikimit me Mesdheun. Pėr mė tepėr, nė kėtė moment, Bashkimit Sovjetik i mungonte njė marinė ushtarake dhe, pėr pasojė, nuk mund t'u shkonte nė ndihmė shokėve grekė, ashtu siē i mungonte edhe bomba bėrthamore (nė fakt nė posedim tė Shteteve tė Bashkuara). Me pak fjalė, nuk mund t'i pėrballonte nė fushė tė hapur fuqitė perėndimore. Si episod i mėtejshėm, ėshtė pastaj zgjedhja dritėshkurtėr e KKE-sė pėr t'u rreshtuar me Stalinin dhe kundėr Titos nė grindjen e famshme qė ēoi nė "shkėputjen" jugosllave nga Moska. Kėshtu, qysh nė korrik tė vitit 1949, jugosllavėt mbyllėn kufijtė me Greqitė dhe Ushtrisė Demokratike nuk i erdhi as edhe njė fishek ndihmė. Veē kėsaj, kontributi masiv me ndihma dhe kėshilltarė amerikanė dhe anglezė kish pėrfunduar pėr t'i ngritur standardet e ushtrisė kombėtare, sidomos pasi Marshalli Papągos u vendos nė krye tė operacioneve. Nė kontrast, nė Ushtrinė Demokratike rriteshin nė fakt mosmarrėveshjet: Varfiądisit, qė mbėshteste taktikėn guerrilase tė "godit dhe largohu", i kundėrvihej Zakariądis, i cili ishte pėr transferimin e Ushtrisė Demokratike nė ushtri nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, e aftė qė ta pėrballonte armikun nė fushė tė hapur. Grindja e pati epilogun nė shkurt me spastrimin e Varfiądisit, i akuzuar pėr disfatizėm, dhe me mė tė pėrpunueshmin Zakariądis qė mori personalisht komandėn e Ushtrisė Demokratike.

Nė tė njėjtėn periudhė, KKE-ja besnike ndaj linjės sė Moskės dhe tė Kominformit, vendosi qė tė pėrqafojė kauzėn e njė Maqedonie autonome nė brendėsi tė njė federate ballkanike. Kjo i detyrohej faktit se pothuajse 30 pėrqind e luftėtarėve tė partisė qenė "helenė sllavishtfolės", tė ardhur nga zonat sllavishtfolėse tė Maqedonisė greke. Menjėherė propaganda qeveritare pėrfitoi pėr ta akuzuar KKE-nė pėr antipatriotizėm, duke theksuar se komunistėt qenė tė gatshėm ato territore pėr fitimin e tė cilave qenė derdhur lumenj gjaku grek. Pastaj, nė planin ndėrkombėtar, njė tjetėr "tullė" i goditi komunistėt. Ishte zbuluar nga Kryqi i Kuq se tė paktėn 25000 fėmijė qenė transferuar nga Greqia nė vende tė tjera tė bllokut komunist (e ashtuquajtura paidomazoma). KKE-ja u mbrojt duke thėnė se, bėhej fjalė pėr t'i siguruar nga sulmet "monarkofashiste". Jo kėshtu pėr qeverinė qė foli pėr kėto evakuime si njė ligj tė ri jeniēerėsh. Rasti bėri bujė, edhe pse numri i prindėrve qė kėrkoi kthimin nė shtėpi tė fėmijėve tė vet qe vetėm 1000. Nga ana e kundėrt, pothuajse njė numėr i njėjtė fėmijėsh (kryesisht fėmijė luftėtarėsh tė DSE-sė) nė kampet e jugut tė menaxhuara nga organizata fetare dhe tė kontrolluar drejtpėrsėdrejti nga Mbretėresha e Greqisė, Federika e Hanovrit. Pjesa mė e madhe do t'i jepej mė pas nė adoptim familjeve amerikane dhe vetėm kohėt e fundit disa prej tyre kanė filluar tė grumbullojnė lajme lidhur me familjet greke tė prejardhjes.

Nga fundi i verės tė vitit 1949, ushtria kombėtare filloi fuqishėm avantazhin. Pas betejash cfilitėse dhe tė zjarrta nė malet Gramoz dhe Vici, nė kufijtė me Shqipėrinė, mbeturinat e Ushtrisė demokratike (rreth 5000 njerėz), pėrshkruan nė mėnyrė definitive kufirin me Vendin e Shqiponjave. Nė tetor, KKE-ja firmosi "pėrfundimin e pėrkohshėm" tė luftimeve, por mė pas armėpushimi do tė ishte definitiv. Incidente sporadike u verifikuan akoma pėr disa muaj, por ekonomia dhe shoqėria greke dolėn thellėsisht tė transformuara. Shkatėrrimeve u qenė mbledhur shkatėrrime. Atyre tė pushtimit nazifashist ato tė luftės civile. Njė komb nė kolaps, njė ekonomi e gjunjėzuar, njė popullatė nė nevojė pėr gjithēka, sidomos pėr siguri dhe shpresė nė tė ardhmen. Gjatė konfliktit ndėrgrek kishin vdekur 80000 njerėz, me mizori dhe dhuna nga tė dyja anėt. Rreth 20000 qenė personat e konsideruar fajtorė pėr krime kundėr vendit: mė shumė se 5000 u dėnuan me dėnim kapital apo me burgim tė pėrjetshėm. Refugjatėt qenė mė shumė se 700000, pothuajse 10 pėrqind e tė gjithė popullsisė. Kėtyre u duhen shtuar veē tė tjerash ata qė u detyruan tė shkojnė nė mėrgim pas nxjerrjes jashtė ligjit tė KKE-sė pėr tė shmangur shtypjen e brendshme.

Nė planin politik, pasojė e luftės civile qe njė polarizim ideologjik i ngurtė midis forcave nė terren. Deri nė vitin 1952 do tė qeverisnin - me koalicione tė paqėndrueshme dhe gjithmonė nė pragun e rėnies - partitė e qendrės, tė akuzuara veē tė tjerash vazhdimisht pėr korrupsion, paaftėsi dhe servilizėm ndaj centraleve tė huaja, sidomos amerikane, qė operonin (pėr shembull CIA) lirisht nė territorin grek. Duket se ėshtė pikėrisht kjo e fundit ajo qė imponoi adoptimin nė 1952 tė sistemit elektoral mazhoritar, qė nė fakt ia dorėzoi vendin njė diktature tė maskuar deri mė 1964. Por edhe kjo "radhė" nuk do ta fshinte paqėndrueshmėrinė cfilitėse tė kuadrit politik, e cila do tė ēonte nė grushtin e shtetit tė kolonelėve tė 21 prillit tė vitit 1967.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeSat Aug 01, 2009 11:22 pm

okeyys
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeSun Aug 02, 2009 3:52 pm

okeeyy thnx
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeSun Aug 02, 2009 3:53 pm

veq lufta s ka te bej me shkencee
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeSun Aug 02, 2009 4:39 pm

sps...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeMon Aug 03, 2009 11:19 pm

tem shuem e mire...

thnxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitimeSat Aug 15, 2009 2:01 pm

sps...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Prapaskenat e njė lufte tragjike Empty
MesazhTitulli: Re: Prapaskenat e njė lufte tragjike   Prapaskenat e njė lufte tragjike Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Prapaskenat e njė lufte tragjike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: