Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Rock The End

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Rock The End Empty
MesazhTitulli: Rock The End   Rock The End Icon_minitimeMon Aug 10, 2009 3:29 pm

Na ishin njėherė revolucioni dhe thyerja. Dhe na ishin jetėt e djegura nė skenė. Ndėrsa sot muzika e re ėshtė estetikė institucionale. Fenomenologji e njė restaurimi. E para se gjithash e fundit tė njė miti

Si ndodh kalimi nga revolucioni nė restaurim? Nga rocku si mit te rocku si konvencion? E pastaj thonė tranzicionet: po ndėrkohė do tė duhej tė kėrkohet tė mos mbetemi me gojėn hapur kur “Osservatore Romano” e lumnon Bruce Springsteen-in, pas koncertit tė tij tė fundit tejet tė fuqishėm nė roman (nė Torino, tjetėr triumf prej 45 mijė paguesish), duke e definuar muzikė nė gjendje tė pastėr, e jo vetėm: organi i Vatikanit veēon “konsistencėn letrare tė teksteve tė kėngėve tė tij dhe vėmendjen ndaj vlerave katolike”, duke e shndėrruar nė njė imazh tė sė vėrtetės shoqėrore, tė “Deep America”, tė klasave popullore me kėmisha me katrorė qė kėrcejnė nė histori, me prejardhje pėr nga idealet nga Depresioni dhe nga New Deal.

Nga ana tjetėr, do tė duhej pak gjė pėr ta cilėsuar Bossin si njė poet oborri, kėngėtarin e Obama-s: pas sė gjithash a nuk e ka kėnduar himnin "We Shall Overcome» nė tė famshmet "Seeger Sessions"? E fisnikėron energjia, thonė adhuruesit e tij, gjeneroziteti nė skenė, fuqia pėr tė vėnė krahė e qafė njė kitarė elektrike me E-Street Band-in edhe nė moshėn gati gjashtėdhjetėvjeēare, dhe tė mbahet edhe pas tri orėsh muzikė, me njė shpėrthim talenti skenik qė edhe sot e kėsaj dite i trenon aficionados-et.

Kėshtu tundohemi tė kuptojmė ku ka pėrfunduar tėrbimi spontan, tingulli i muzikės sė “ndyrė” qė e bėnte tė hallakatej Frank Sinatra-n dhe crooner-ėt, transgresioni i nisur me Bill Haley-n dhe “Rock Around Clock” dhe i vazhduar me gjallėrinė bardhė e zi tė Elvis Presley-t. Ku ka pėrfunduar standardi i vjetėr i rockut, “tė jetuarit dhe tė vdekurit shpejt”, qė e ka bashkuar stilin e Jimmi Hendrix-it, me kitarat e tij tė djegura nė skenė, dhe gjestualitetin e bardhė tė Jim Morrison-it? Mbetet kujtesa, njė nostalgji e shkallės sė dytė, e rikrijuar pėr shembull nė formė komedie si nė filmin e Ang Lee pėr Woodstock-un. Ėshtė sigurues dhe fisnik, “Taking Woodstock”, filmi i regjisorit tė “Tigri dhe dragoi”, qė mėton tė demonstrojė se njė parantezė e “Peace and Love”, dashuriēka nė baltė dhe muzikė, me njė ekzibicion tė ēiltėr mjekrash, mustaqesh, lakuriqėsie tė epokės, sot mund tė duket si njė plagė e thellė zbuluese e njė historie: kur lufta nė Vietnam ishte njė ankth i pėrditshėm dhe klithma amerikane e anti-amerikane e kitarės sė Hendrix-it ofronte pėrnjėmend idenė se po ēirrej veli i njė bote tė dhunės.

Natyrisht, nė mes gjendet njė stinė e gjatė pa theksa historikė, ku modat dhe stilet e muzikės pasndiqen pa u bėrė kurrė njė paradigmė kolektive. Pas “progresive”, me suitat e tij shumė tė gjata, pas flauteve tė Ian Anderson, pas manierizmave tė Emerson-it, Lake-t dhe Palmer-it, erdhi koha e ringjalljes punk, tri akorde dhe “no future”, sharje ndaj publikut, droga dhe britma toksike.
Ama ishin revolta sektorėsh. Ndėrsa nėse shikohet mėnyra se si protagonistėt e vėrtetė e kanė elaboruar rockun, vėrehet aty pėr aty se rreth viteve ’80 muzika i ėshtė nėnshtruar manierės dhe barokut me “grotesken” ekzibicioniste tė grupit Queen tė Freddie Mercury-t, melodramė homoseksuale me gjoks lakuriq, shndėrruar nė gospel apo nė kėngė fitoreje (“We are the Champions”), do tė thotė korrespondues i saktė i njė kloni tjetėr tė kiēit botėror “Vincerņ” tė Tre tenorėve, me “Turandot” dhe princin Calaf tė monumentalizuar nė slogan kakaritės gjithnjėė e mė tė pėrēudshėm dhe vulgar.

Skema kishte funksionuar dhe funksionon edhe sot, me Madonna-n: qė nuk ėshtė njė heroinė e rockut, po njė ndėrtuese shou, imazhesh dhe konfiguracionesh. Me kryqėzimet e saj latinoamrikane, hiperseksuale dhe plot djersė shkėlqyese. Ose me bekimin “global” tė Evita Peron-it, dhe sot me rimarrjen, nė moshėn pesėdhjetė vjeē, tė ritmeve “dance”, Madonna nuk ėshtė mė prej kohėsh siē e definoi Mick Jagger: “Njė gotėz talent nė njė oqean ambiciesh”.

Maddona ėshtė kalimi nga rocku nė look, njė ndėrmarrje dhe njė ndėrmarrėse, njė kėngėtare mediokre dhe njė projeksion total imazhesh nė ekran tė globalizimit. Pėr mė tepėr qė edhe Mick Jagger dhe Rolling Stones-at, me turnetė e tyre botėrorė paksa tė pėrsėritur dhe tė mėrzitshėm, paraqesin fantazmėn e rrudhur tė vetvetes dhe tė atij tėrbimi jo-politik, pėrkundrazi brezor dhe tė kotė “tėrbimi ynė paksa idiot”, qė ngulfaste vitet e “Satisfaction”.

Njė e vėrtetė e mundshme ėshtė se, i privuar nga miti, rocku ka mbijetuar si zėvendėsues i parashikueshėm i ngjarjeve. Nė koncertin e fundit nė San Siro, U2 kanė krijuar njė spektakėl tingujsh planetarė, tė ndėrtuar me anė tė njerėzve tė njohur dhe teknologjisė. E 25 vitet e fundit tė popit dhe rockut janė yjėzuar nga “Live Aid”, pėr Afrikėn dhe Botėn e Tretė, d.m.th. nga manifestimet e masės qė, nėn yllin e Bob Gedof-it dhe Bono-s, sjellin nė skenėn e pafundme divat seē herė e mė tė plakur tė njė gjysmė shekulli tė muzikės.
Tė cilėt e pėrsėrisin veten, kanė tė njėjtit kore, po ato kėngė tė futura nė arkiv, ngase publiku dėshiron ta njoh veten nė atė qė tashmė e njeh, ose nė historinė dhe pėrjetimin e vet: miti, nė rock, ėshtė formulim psikologjik mė i vogėl, qė bėn tė gėrshetohen ngjatje individuale po aq tė vogla, duke i shndėrruar nė koralitet vetėnjohės.

Ka edhe histori tė tjera, nė dukje nė tė pėrhapura, si ajo e Leonard Cohen-it, qė edhe nė moshėn 75 vjeēare ende sillet rreth botės pėr ta kėnduar, me zėrin e tij prej basi, tė njėjtin avaz tė mrekullueshėm. Megjithatė, kjo nuk ėshtė rock, e as mit. Cohen-i ėshtė ku e ku mė i ngjashėm me njė poet qė ėshtė mundur tė haset nė muzikėn e dyzet viteve tė fundit (edhe kur rrėfen raportin e tij kalimtar me Janis Joplin mes ēarēafėve tė “Chelsea Hotel”).
Ndėrsa miti, pėrveē poezi e letėrsi: pranon degradime nga poshtė, e lė veten tė ndyhet. E ka kuptuar kėtė, nė njė mėnyrė somnambulike, Bob Dylan-i, qė nė ēdo koncert tė “Neverending Tour” humb spektatorėt dhe shtrembėron muzikėn e tij; e nuk ėshtė e rastėsishme qė Itali diēka e ngjashme me mitin tė jetė mishėruar nė personin e Vasco Rossi-t, njė hero thjesht provincial, “pa rropulli”, (siē thoshte P.V.Tondelli) dhe sidoqoftė moskokėēarės krenarisht ndaj estetikės.

Na vjen tė themi, atėherė, se restaurimi rocketar, me imprimatur-in e “Ossevratore Romano”, ėshtė ēmimi i paguar pėr njė mėkat tė prejardhjes, kur revolucioni kishte pėr detyrė tė kridhej nė baltėn e Woodstock-ut dhe muzikės sė “zezė”. Pastaj ka ardhur koha e konvencioneve. E po deshėm, e biznesit. Rocku ėshtė plakur bashkė me priftėrinjtė dhe ndjekėsit e tij. Miti nuk ndyhet mė. E kur njė mitologji ėshtė tepėr e higjienizuar, mbetet vetėm si fenomen konsumi, apo i revivalit, pėrballė tė cilit, dora-dorės qė kalojnė vitet, esenca, d.m.th. emocioni rezulton sipėrfaqėsor. (L’espresso)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Rock The End Empty
MesazhTitulli: Re: Rock The End   Rock The End Icon_minitimeTue Aug 11, 2009 6:16 pm

flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rock The End
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: