Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Empty
MesazhTitulli: Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.   Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 4:36 pm

INVA MULA: Familja ka qenė burimi i frymėzimit tim. Pirro u largua nga shtėpia qė nė dhjetor 2007, qė atėherė nuk e kam takuar mė.

Inva Mula, pėr herė tė parė rrėfen nga Parisi jetėn e saj private, ēfarė ndodhi me martesėn e saj dhe ēfarė e shtyu tė kėrkojė divorcin nga Pirro Ēako.

Ju deri sot keni heshtur sa i takon jetės suaj private, ndonėse shtypi ka pėrfolur shumė njė ndarje tė mundshme tuajėn me Pirro Ēakon. Sė pari, do tė doja tė dija pse kjo heshtje e gjatė dhe, sė dyti, nėse ėshtė e vėrtetė kjo, a do tė pranonit ta thyeni heshtjen sot ?
Sigurisht qė kam heshtur pėr jetėn private, se ka qenė private, dhe nuk kam dashur kurrė qė ajo tė bėhet publike.
Sot do ta thyej heshtjen, dhe jam shumė e lumtur pėr tė folur diēka tė sinqertė dhe pėr mos tė lėnė qė jetėn time private ta tregojnė tė tjerėt me imagjinatėn e tyre, me thashethemet e tyre dhe me gjėra qė nuk janė fare tė vėrteta.
Pėr mua ėshtė shumė e vėshtirė qė ta thyej kėtė heshtje, pėr arsye se nuk kisha marrė kurrė njė vendim pėr tė bėrė publike jetėn time private pėr artdashėsit, por ndoshta kam edhe ndonjė detyrim ndaj tyre.
Publiku mė shikon gjithmonė nė skenė, ku artisti duhet tė tregojė njė forcė shumė tė madhe, pėr tė mposhtur paragjykimet dhe emocionet dhe tė dalė fitimtare ēdo natė nė skenė.
Duke mė parė nė kėtė prizėm, ndoshta shikojnė nė personazhin tim njė femėr shumė tė fortė, e cila nuk ka frikė nga asgjė.
Prapa Invės artiste qė ju shikoni, fshihet njė femėr e brishtė, e cila ka momente shumė tė vėshtira personale, tė cilat janė momente qė kanė filluar prej kohėsh nė jetėn time. Jam munduar t’i riparoj, nuk e di, nuk ia kam arritur qėllimit, dhe jam munduar gjithashtu t’i fsheh dhe t’i mbaj pėrbrenda. Ju mund tė mė pyesni dhe unė do vendos pikat mbi gjėrat qė unė kam nevojė t’i bėj publike.
Flitet se keni bėrė njė kėrkesė pėr divorc nga bashkėshorti juaj. Ėshtė e vėrtetė kjo dhe nėse po, cilat janė arsyet qė ju ēuan deri kėtu?
Po, ėshtė e vėrtetė. Kam bėrė njė kėrkesė pėr divorc, dhe ka qenė ky njė vendim i marrė me shumė vėshtirėsi. Unė kam vite qė kam njė raport shumė tė vėshtirė me Pirron, njė raport i cili nė njė moment tė caktuar tė jetėve tona ndryshoi, dhe mori njė formė, pėr tė cilėn duhet tė jepja njė zgjidhje tė tillė.
Por, pėr tė arritur deri nė kėtė zgjidhje, kanė qenė shumė etapa tė jetės sime dhe ka qenė shumė e vėshtirė, kam qenė e konsultuar, e rrethuar nga miqtė. Kam menduar shumė, shumė, shumė dhe sot, nėse kjo gjė bėhet e ditur pėr publikun, pra qė kam kėrkuar divorcin, duhet tė mendojnė tė gjithė se pėrse e kam bėrė, ē’mė ka shtyrė dhe sa kohė kam qė kam reflektuar pėr njė vendim tė tillė.
Na i tregoni tė gjitha kėto.
Unė kam patur njė jetė tė shkėlqyer, njė dashuri tė jashtėzakonshme, tepėr romantike. Ka qenė njė nga dashuritė qė edhe pėr publikun ka qenė njė nga dashuritė nga ato tė parat qė nuk harrohen, nė bankat e shkollės dhe mendoja, ėndėrroja dhe isha e sigurt qė kjo gjė do tė vazhdonte gjithnjė.
Mirėpo jeta tregoi se njerėzit zhvillohen nė kahe tė ndryshme gjatė jetės, ka momente tė vėshtira, mundohemi tė rregullojmė gabimet, mundohemi t’i pėrshtatemi njėri-tjetrit deri nė njė pikė ku nuk mban mė dhe shikon qė rrugėt janė hapur shumė dhe janė devijuar nga njėri-tjetri.
Historia ime me Pirron ka qenė njė nga mė tė bukurat, deri nė 2005-ėn, kur Pirro vendosi qė tė frekuentonte Shqipėrinė dhe aty tė mundohej tė zhvillohej nga ana profesionale.
Ky ka qenė njė vendim qė ne e morėm sė bashku dhe isha absolutisht dakord pėr njė gjė tė tillė, pėr arsye se Pirro ėshtė njė djalė shumė i talentuar, i cili ka ėndrra tė jashtėzakonshme pėr tė arritur nė fushėn e muzikės dhe ka talentin e duhur pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, ndaj ka qenė njė vendim i dyfishtė.
Unė isha shumė e lumtur qė Pirro ndante jetėn e tij ndėrmjet Tiranės qė e do aq shumė dhe Parisit. Deri nė momentin kur kėto ndarje u bėnė shumė tė gjata, pėr arsye se edhe unė profesionalisht duhet tė udhėtoja.
Frekuentimi qė Pirro bėnte nė Tiranė, nuk ishte mė si mė pėrpara, por zgjaste jashtėzakonisht shumė. Atėherė filluan edhe ēarjet e para tė familjes sonė. Jam munduar dhe jemi munduar t’i riparojmė, ju mund tė imagjinoni qė kėto ndarjet e gjata sjellin edhe pasojat e tyre.
Disa herė jemi munduar t’i riparojmė, duke filluar nga e para, kemi thėnė pėr arsye se na dukej e ēuditshme qė ne, qė ndanim gjithēka bashkė dhe ishim shumė tė lumtur, nuk arrinim mė tė gjenim gjuhėn e pėrbashkėt.
Kanė qenė nga tė dy palėt shumė pėrpjekje pėr ta rifilluar nga e para, deri nė momentin kur nė dhjetor tė 2007-ės, Pirro me vullnetin e tij vendosi tė ikė pėr herė tė parė dhe tė fundit pėrfundimisht nga shtėpia, nga familja, kur them shtėpia, nga Parisi. Ishte vullneti i tij, ishin lutjet e mia pėr mos ta bėrė njė gjė tė tillė, por e pashė qė ai vendim ishte pjekur nė kokėn e Pirros dhe ai duhet ta realizonte. Qė nga ky moment, pra, 27 dhjetori 2007, unė Pirron nuk e kam parė mė, nuk kam folur kurrė me tė dhe nuk jemi takuar asnjėherė.
Keni tentuar ta bėni?
Kemi tentuar nė mes miqve tė pėrbashkėt tė mundohemi edhe njėherė ta riparojmė njė gjė tė tillė, por me sa duket kishte ardhur njė moment ku ishte e vėshtirė tė riparoje, pasi vendimi i Pirros pėr tė ikur pėrfundimisht ishte vėrtet shumė i pjekur dhe unė nuk kisha asnjė rrugėdalje tjetėr, veēse ta pranoja njė gjė tė tillė.
Ndaj, dhe sot, ėshtė e hera e parė qė po ju them qė nuk kam dashur kurrė qė familja ime tė prekej dhe tė prishej. Isha gati tė bėja ēdo lloj sakrifice pėr arsye se familja ėshtė pėr mua gjėja mė e shtrenjtė dhe ka qenė burimi i qetėsisė sime shpirtėrore, ka qenė burimi i frymėzimit qė unė kisha.
Shkoja dy ditė nė shtėpi, ndoshta vetėm 24 orė, merrja atė ngrohtėsi qė mė jepte Pirro dhe djali dhe shkoja e lumtur nė produksionet e mia. Ishte shumė e vėshtirė pėr mua dhe ka qenė njė moment tepėr, tepėr i vėshtirė qė tė pranoja qė kjo familje nuk ekzistonte mė.
Kanė qenė momente tė vėshtira. Ku unė humba zėrin dhe kam anuluar shumė kontrata, tė cilat ndoshta i keni ndjekur edhe nė shtyp. Asnjėherė nuk kam thėnė tė vėrtetėn, kam thėnė se jam e sėmurė, me grip, nuk kam thėnė arsyen e vėrtetė pėr shkak se ajo ishte jeta ime private dhe askush nuk duhej tė prekte kėtė jetė private.
U mbylla nė vetvete, nuk e tregova kurrė as nė shtypin shqiptar. E mbajta nė heshtjen, nė dhimbjen time pėr familjen tonė, pėr dashurinė tonė dhe pėr djalin tonė.
Flitet prej kohėsh qė Pirro ka njė lidhje tjetėr dashurie me njė vajzė, sė cilės i ka kushtuar njė kėngė qė u bė hit verėn e kaluar. Gjitha kėto gjėra thuhen nė shtyp, dhe tani qė flasim, thuhet se ėshtė nė njė udhėtim nė SHBA me vajzėn nė fjalė. A keni komente pėr kėtė?
Nuk kam komente, pasi nuk mė takon tė komentoj pėr jetėn private tė Pirros, kėto gjėra i kam dėgjuar, gjithnjė nė kuadrin e thashethemeve, nė kuadrin e gazetave, unė asgjė nuk di dhe nuk duhet mė ta di njė gjė tė tillė. E vetmja gjė, uroj qė Pirro tė jetė i lumtur, qė Pirro tė gjejė paqe, tė gjejė ekuilibėr nė jetėn e tij dhe tė jetė i dashuruar.
Eshtė komentuar se keni qenė ju arsyeja dhe shkaktarja kryesore e prishjes sė martesės suaj..
Kam bėrė pėrpjekje qė kjo kėrkesė pėr divorc tė ishte nga tė dyja palėt. Por, me sa duket, nuk u pranua nga pala tjetėr.
Ėshtė njė vendim i menduar, i reflektuar, i konsultuar me miq, me specialistė dhe, nė radhė tė parė, me zemrėn time. Kam tentuar qė kjo kėrkesė tė ishte nga tė dyja palėt, pėr arsye se mendoja qė edhe Pirro kishte kėtė dėshirė qė ne tė shkėputeshim edhe ligjėrisht, pasi ajo ishte bėrė de facto dhe ne tani vetėm duhet tė ligjėrojmė shkėputjen tonė.
E pashė qė nuk kishte mė vend pėr pėrpjekje, gota ishte thyer dhe gjithė kohės ishim munduar t’i ngjisnim copėzat, por tani nuk i gjenim mė. Nė qoftė se doni tė dini formulimin qė unė i kam bėrė padisė, ėshtė: “Pėr shkak se ne nuk jetojmė mė sė bashku, martesa e ka humbur kuptimin”. Ėshtė kėrkesa mė paqėsore qė mund tė ekzistojė pėr tė ligjėruar atė qė ka ndodhur.
Lakoheni ju si shkaktare e prishjes sė martesės, pėr shkak tė njė marrėdhėnie tjetėr qė keni. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
Ėshtė njė mashtrim, njė deformim i sė vėrtetės. Dhe unė sot, pėrpara jush, dua vėrtet tė vendosen gjėrat nė vend. Nuk mund tė abuzohet me njė tregim tė tillė, pėr shkak se nuk qėndron aspak.
Pėr asnjė gjė nė botė, pėr asnjė njeri nė botė, nuk do kisha prishur familjen time, nuk do ta kisha prishur as 20 vjeēe, nė atė moment kur nuk mendojmė shumė, dhe jo sot qė pėr mua ka qenė burimi i frymėzimit tim dhe burimi i gjithēkaje tė bukur qė unė kisha, qoftė nė jetėn time private, qoftė nė profesionin tim.
Dhe unė kurrė nuk kam vėnė profesionin mbi familjen, dhe tė dyja jam munduar t’i ekuilibroj dhe t’i menaxhoj tė dyja, qė ato tė rrinin dhe tė frymėzonin njėra-tjetrėn.
Kjo ėshtė njė gjė qė nuk mund ta mbaj mbi supe, ėshtė njė gjė e padrejtė. Nė kėto momente kam vetėm gati njė urrejtje pėr ata njerėz qė nuk dinė tė respektojnė punėn dhe jetėn e njė njeriu qė mundohet tė bėjė mirė nė jetė, qė mundohet tė punojė me ndershmėrinė mė tė madhe, me sakrificat mė tė mėdha dhe, mė nė fund, tė ketė dhe tė mbajė mbi supe njė thashetheme, i cili ėshtė krejtėsisht i gėnjeshtėrt.
Kush ėshtė Zoti Ethem Ramadani pėr ju, ku dhe si e keni njohur?
Zoti Ramadani ėshtė lakuar gjithė kėtė periudhe nė gazetat shqiptare. Nė radhė tė parė, mė ka ardhur keq mėnyra se si ėshtė komentuar ky personazh.
Nė muajin mars, kur ndodhi historia e Gėrdecit dhe mė pas, kam lexuar pėr herė tė parė si zoti Ramadani erdhi me dėshirėn e tij nė Shqipėri pėr tė kontribuar nė atė katastrofė dhe pėr tė ndihmuar sadopak ato familje tė varfra qė kishin humbur gjithēka.
Ka bėrė pėrpjekje tė jashtėzakonshme humanitare nė Shqipėri, nė Kosovė, pėr gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Kanė qenė gjithmonė anonime pėrpjekjet e tij personale, dhe do tė thosha qė zoti Ramadani ėshtė njė nga filantropėt mė tė vullnetshėm shqiptarė, gjėra qė nuk i kemi parė diku.
Mė pas, ai bėri njė gjest tė jashtėzakonshėm, duke dhėnė disa ēmime pėr 15 artistė shqiptarė. Ishte njė gjest qė nuk kishte precedencė, ishte njė gjest nga mė tė bukurit qė mund t’i bėhet njė artisti, i cili ka bėrė njė karrierė dhe ėshtė paguar shumė pak pėr atė qė ka bėrė, sot ėshtė pensionist, bėhet njė njeri i zakonshėm, njė njeri qė ndoshta duhet tė numėrojė dhe paratė nė fund tė muajit, dhe papritmas njė njeri humanitar kėrkon qė kėtyre njerėzve t’u japė njė shpėrblim modest, duke qenė se kėto njerėz kishin ndėrtuar nė vite njė konto emocionale nė kėtė njeri. Pra, ishte njė gjest i jashtėzakonshėm, qė nuk e kishim parė mė parė.
Nuk e kam njohur zotin Ramadani absolutisht nė kėtė periudhė, vetėm kam dėgjuar dhe njohja me tė ka qenė rastėsisht nė fund tė muajit shtator tė vitit 2008, nė njė festė familjare, dhe mė pas jemi takuar nė muajin tetor, pikėrisht pėr tė marrė njė vendim tė pėrbashkėt nė krijimin e njė fondacioni shqiptar, i cili do ndihmonte mė nė fund talentet e reja.
Njė fondacion qė filloi tė lėshonte bulėzat e para tė kėtyre iniciativave, qė gjithmonė i kisha ėndėrruar dhe nuk i realizoja dot, dhe nė kėtė rast ishte njė takim shumė i rėndėsishėm, i cili ėshtė bėrė mė 5 tetor 2008 kėtu nė Paris dhe ėshtė njė nga takimet mė tė bukura, nė kuptimin si mund tė bėhet arti pjesė e biznesit dhe e kundėrta, biznesi tė ndihmojė artin.
Ka qenė njė nga ėndrrat e mia pėr tė realizuar disa projekte, duke qenė se gjithnjė mė ėshtė varur mbi supe slogani i misionares sė artit shqiptar, kudo nė botė, dhe gjithnjė ndjehesha nė pamundėsi pėr tė realizuar projekte, tė cilat nė Shqipėri ndoshta kushtojnė shumė dhe sot pėr sot, shteti shqiptar nuk ėshtė nė gjendje qė t’i realizojė. Duke parė ndjenjėn e filantropizmit tek zoti Ramadani, i kėrkova tė kontribuonte.
Personaliteti im, dėshirat e mia dhe ajo iniciativė qė kishte filluar prej kohėsh tė flinte nė mendjen time, pashė qė mund tė realizohej nėpėrmjet kėtij bashkėpunimi, dhe filluan bulėzat e para tė kėtij fondacioni.
Sot pėr sot ėshtė njė fondacion qė ende nuk e kemi shpallur nė shtyp, pėr arsye se shtypi nuk na la kohė qė ta bėnim kėtė, pasi na vuri epitete tė tjera, tė cilat duhet t’i sqarojmė pėrpara njė kauze kaq tė rėndėsishme, siē ėshtė kjo e fondacionit. Nė kėtė rast kemi ndėrtuar bordin ku bėjnė pjesė intelektualėt mė tė shquar shqiptarė, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo ku flitet shqip.
Duke qenė se ėshtė njė kombinim i shkėlqyer mes artit dhe biznesit, nuk ngelet vetėm nė kuadrin e biznesmenit Ramadani, por ėshtė njė iniciativė qė po shtrihet edhe nė biznese tė tjera, pra, do tė jetė njė fondacion i shkėlqyer pėr artin shqiptar dhe pėr tė ndihmuar iniciativat private, gjėra qė janė shumė tė vėshtira pėr t’u realizuar nė Shqipėri.
Ideja ime ka qenė kjo: kur kam ardhur nė Francė pėr herė tė parė, kam ardhur me 50 dollarė dhe nuk kisha ku tė mbėshtetesha pėr tė realizuar ėndrrėn time, pėr tė ardhur sot dhe pėr tė kėnduar nė operėn e Parisit, dhe unė e di sa talente ka Shqipėria, unė e di sa mundėsi janė nė kėtė popull kaq tė talentuar pėr tė bėrė diēka, por gjithmonė mungon mbėshtetja.
Dhe kėtė mbėshtetje unė kam dashur gjithmonė ta kem, por financiarisht nuk ia kam arritur qėllimit dhe ky ishte kombinimi, ishte takimi mė 5 tetor 2008, mes meje dhe zotit Ramadani. Pra, ne sot flasim pėr njė fondacion shumė tė rėndėsishėm dhe nėse thashethemet, duan ta kombinojnė dhe duan tė flasin qė prishja e familjes sime ka ardhur nga unė dhe pikėrisht nga kjo lidhje, ėshtė komplet e gėnjeshtėrt.
Meqė kemi ardhur nė fund tė kėtij rrėfimi, pėr ēfarė ju vjen mė tepėr keq nė gjithė kėtė histori?
Sigurisht qė mė vjen keq, nė radhė tė parė, pėr thyerjen e ėndrrės qė njė dashuri duhet tė jetojė pėrgjithnjė, gjė qė unė mendoja qė e kisha, por ja qė ēdo gjė paska limitin e vet dhe gjėrat ndryshojnė nė jetė. Kjo ėshtė gjėja qė mė vret mė shumė dhe kjo ėshtė dhimbja qė unė kam.
Inva, si e shikoni tė ardhmen tuaj tani dhe ēfarė kėrkoni mė tepėr nga jeta?
Nė gjithė kėtė histori, personi i cili ėshtė lėnduar dhe po lėndohet nga kjo ndarje, ėshtė djali, ėshtė Antoni, dhe ka qenė njė moment shumė i vėshtirė pėr mua, pse ndodhi nė familjen tonė tė mrekullueshme, mund tė kishte edhe njė ndarje, e cila pėr atė erdhi nė mėnyrė tė papritur, pasi djali nuk i dinte gjithė kėto konflikte qė unė kisha me Pirron. Detyra ime kryesore ėshtė qė tė mbroj nė shpirtin e tij atė ndjenjė tė bukur, e cila ėshtė thyer pėr t’i parė tė dy prindėrit sė bashku. Gjėja qė unė sot uroj, ėshtė qė djali tė rritet pėrkrah babait tė tij dhe do bėj gjithēka pėr kėtė, tė rritet pėrkrah babait tė tij pėr t’u bėrė burrė, dhe pėrkrah nėnės sė tij, pėr t’i dhėnė zemėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Empty
MesazhTitulli: Re: Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.   Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 4:38 pm

okee..:S:S:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
inna1
Flori Fan
Flori Fan
inna1


Female Numri i postimeve : 352
Age : 27
Registration date : 20/08/2009

Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Empty
MesazhTitulli: Re: Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.   Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 5:14 pm

kuuu po shum smujta me lexu krejt se ja nisen me mu lodh syt po deri qaty ku e lexiva ke shum nice flm per infomimin edona


a krejt e lexove libon a??
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Empty
MesazhTitulli: Re: Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.   Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 7:42 pm

ahaha sps amiga
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
inna1
Flori Fan
Flori Fan
inna1


Female Numri i postimeve : 352
Age : 27
Registration date : 20/08/2009

Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Empty
MesazhTitulli: Re: Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.   Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Icon_minitimeSat Aug 29, 2009 12:19 am

me vjen keq edona qe nuk munda ta lexoj te gjithen por kishte shum dhe filluan te me dhembin syt por deri aty ku e lexova mu duk interesant flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Empty
MesazhTitulli: Re: Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.   Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe. Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Inva Mula fundi i nje dashurie te madhe.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fundi i botes!
» Leonora jakupi Ky eshte fundi videoklipi
» Sms Dashurie...?
» Sms dashurie....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: