Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Kandili i detit (meduza)

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Kandili i detit (meduza) Empty
MesazhTitulli: Kandili i detit (meduza)   Kandili i detit (meduza) Icon_minitimeSun Oct 04, 2009 4:10 pm

KANDILI I DETIT (MEDUZA)

Kandilat e detit (meduzat) e kanė marrė emrin sipas njė figure tė mitologjisė greke tė quajtur Meduza, e cila besohet tė ketė qenė njė nga tri vajzat e Perėndisė sė detit Forki (tė njohura si motrat e tmerrshme me krahė – ose tri Gorgona). Sipas mitologjisė, Meduza kishte qenė njė vajzė shumė e bukur me flokė tė gjatė dhe tė valėvitur, por pasi qė Meduza e kishte kritikuar Perėndeshėn Athina, ajo ishte shndėrruar nė njė pėrbindėsh, kurse flokėt e saj ishin shndėrruar nė gjarpėrinj helmues. Kushdo qė e shikonte Meduzėn - ngrihej nga frika. Meduza pėr tė cilėn do tė bėjmė fjalė nė kėtė edicion tė revistės sonė nuk ėshtė kurrfarė krijese anormale dhe as pėrbindėsh, pėrkundrazi disa nga kandilat e detit (meduzat) kanė ngjyra aq tė bukura sa mund tė themi qė hyjnė nė radhėn e kafshėve mė tė bukura qė keni parė ndonjėherė!
Kėto kafshė paraqesin njė nga format morfologjike tė llojit Cnidaria, tė cilat notojnė lirshėm nė ujė, shumohen me ndihmėn e tė dy gjinive dhe kanė formė tė ziles (nė bazė tė formės dallohet nga forma tjetėr, polipi). Nė zile dallohen dy sipėrfaqe: eksumbrela (sipėrfaqja e jashtme dhe e fryrė) dhe subumbrela (sipėrfaqja e brendshme dhe e futur brenda, nė tė cilėn ndodhet goja). Skaji i ziles mund tė pėrmbajė rrudha, mbulesė ose mund tė mos ketė fare mbulesė dhe kjo paraqet njė nga veēoritė kryesore pėr dallimin e hidro-meduzės nga scifo-meduza. Trupi i meduzės pėrbėhet nga vetėm 2 lloj qelizash: ektodermisi (qelizat e jashtme) dhe endodermisi (qelizat e brendshme).
Nė mes tė kėtyre dy shtresave ndodhet njė masė xhelatinoze, e mpiksur, e ashtuquajtura mezoglea. Mezoglea ėshtė baza e cila i lidh kėto dy shtresa dhe nė tė njėjtėn kohė, gjithė trupit i ofron njė fortėsi solide, e cila i nevojitet pėr t’i bėrė ballė valėve tė fuqishme nė det. Nė brendi tė meduzės ndodhet njė vrimė e cila ėshtė nė tė njėjtėn kohė vrimė e gojės dhe vrimė anale. Rreth kėsaj vrime, ndodhet njė kurorė e brirthėve tė cilėt janė tė pranishėm edhe nė pjesėn e ombrellės. Me kontraktimin e fijeve tė muskujve nė shtresėn e jashtme vjen gjer te zgjatja dhe shkurtimi i trupit dhe brirthėve tė meduzės. Kontraktimet e fijeve tė muskujve tė shtresės sė brendshme shkaktojnė tkurrjen dhe zgjerimin e trupit tė meduzės. Kėto lėvizje tė njėtrajtshme janė tė mjaftueshme pėr tė mundėsuar lėvizjen e palodhshme tė kandilit tė detit gjatė tėrė jetės, duke i mundėsuar kėshtu tė rrijė pezull nėKandili i detit (meduza) Ak2ujė dhe tė notojė me pjesėn e fryrė tė ombrellės, e cila ėshtė e kthyer nė drejtim tė lėvizjes. Me kėtė rast, kandilat e detit lėvizin pjerrtas duke notuar lart dhe mė pas fare qetė lėshohen poshtė. Duke lėvizur nė kėtė mėnyrė, kandilat e detit e arrijnė shpejtėsinė rreth 9 km/h.
Kandilat e detit janė kafshė, tek tė cilat pėr herė tė parė ėshtė paraqitur sistemi nervor, natyrisht nė formėn e tij mė primitive: i ashtuquajturi sistem nervor rrjetor. Ai pėrbėhet nga qelizat nervore nė formė tė yjeve, tė cilat janė tė lidhura nė mes vete nė rrjetė. Nėse e prekni vetėm njė brirth tė kandilit tė detit, ai do tė mblidhet kruspull, sepse ngacmimi shpėrndahet nė gjithė trupin e kandilit tė detit pėrmes rrjetės. Nė krahasim me kafshėt tjera, pjesa mė madhe e trupit tė kėtyre krijesave tė bukura tė deteve pėrbėhet nga uji. Nėse kandili i detit arrin dhe mbetet nė breg dhe thahet, ai do tė shndėrrohet nė njė topth tė vogėl, i cili ėshtė me mijėra herė mė i lehtė sesa kandili i gjallė i detit (sepse mė shumė se 95% e trupit tė kandilit tė detit pėrbėhet nga uji). Ėshtė interesante tė thuhet qė kandilat gjigantė tė detit, siē ėshtė Stomolophus nomurai, mund tė kenė diametėr tė ziles prej 2 metrash, kurse mund tė peshojnė mė shumė se 200 kg. Megjithatė, 95% e trupit tė tyre pėrbėhet nga uji!
Kandilat e detit mund tė jenė tė gjinisė femėrore dhe mashkullore, por ato nuk dallohen nė mes vete nė aspektin morfologjik. Dallimi nė mes tyre shihet nė faktin qė kandilat e detit tė gjinisė mashkullore prodhojnė spermatozoide, kurse kandilat e detit tė gjinisė femėrore prodhojnė qeliza vezė. Tė dy llojet e qelizave seksuale hidhen nė ujė dhe kėshtu kryhet edhe fekondimi, kurse mė pas, nga qeliza vezė e fekonduar zhvillohet njė qelizė e veēantė – larva planula. Pas njė periudhe tė caktuar, kjo larvė bie nė fund tė detit, ngjitet fort pėr tė dhe zhvillohet nė njė polip.
Njė veēori e posaēme e kėtyre kafshėve janė edhe qelizat me lėng “djegės”, tė njohura si knidet, sipas tė cilave edhe e kanė emrin e tyre latin Cnidaria (greqisht knide – djegie, hithėr). Personat tė cilėt kanė pasur kontakt tė afėrt me kandilin e detit e kuptojnė mė sė miriKandili i detit (meduza) Ak5kuptimin e kėtyre nocioneve. Kėto qeliza me lėng “djegės” janė tė pėrqendruara kryesisht nė pjesėn e vrimės sė gojės dhe nė brirthė. Ato pėrbėhen nga njė kapsulė e imėt, nė tė cilėn ėshtė e vendosur fija, nė fund tė sė cilės gjendet gjembi me funksion tė fuzhnjės (i cili ngjitet pėr trupin e viktimės). Kėto qeliza e tajitin njė substancė helmuese, e cila mund tė jetė fatale edhe pėr njeriun (kur bėhet fjalė pėr disa kandila tropikal tė detit). Qelizat “djegėse” tė cilat janė pėrdorė njėherė bien shpejt dhe zėvendėsohen me tė tjera. Me ndihmėn e brirthėve, kandili i detit e lėviz gjahun e paralizuar dhe e sjell gjer te zgavra e gojės dhe e pėrpin. Kandilat e detit mund tė pėrpijnė edhe gjahun i cili ėshtė disa herė mė i rėndė se ato vetė. Tretja e ushqimit fillon nė zgavrėn e gojės, me ē’rast gjahu copėtohet nė pjesė tė vogla, kurse mė pas vihen nė funksion qelizat e posaēme, (tė njohura si ameboide), tė cilat ndihmojnė qė tretja tė pėrfundojė me sukses. Ushqimi i tretur bartet tek tė gjitha qelizat tjera pėrmes qelizave ameboide, me ndihmėn e procesit tė difuzionit (shpėrndarjes).


INFORMATA SHTESĖ

A e ka mashtruar vdekjen?

Shkencėtarėt thonė qė krijesa e vetme e pavdekshme nė rruzullin tokėsor ėshtė sipas tė gjitha gjasave – kandili i detit. Turritopsis nutricula, me diametėr prej vetėm katėr gjer nė pesė milimetra ėshtė njė kafshė unike, e cila mund tė ripėrtėrihet.

Pėr dallim nga llojet e tjera tė kandilave tė detit, tė cilat zakonisht ngordhin pas procesit tė shumimit, Turritopsis nutricula e ka aftėsinė qė nga faza e kandilit tė “rritur” tė detit tė kthehet nė fazėn e kandilit tė “vogėl” tė detit, respektivisht nė polip. Nė aspektin teorik, ky cikėl mund tė pėrsėritet gjer nė pafundėsi dhe falė kėsaj dhuntie, kjo krijesė ėshtė potencialisht e pavdekshme.
Turritopsis nutricula ėshtė gjetur nė detet e ngrohta tropikale por shkencėtarėt vlerėsojnė qė ky lloj jeton edhe nė rajonet tjera. Kandilat e detit dhe hidrat janė nė qendėr tė vėmendjes sė biologėve dhe studiuesve tė gjenetikės pėr njė kohė tė gjatė. Ata po shpresojnė qė me ndihmėn e kėsaj krijese do tė mund t’i deshifrojnė tė fshehtat e procesit tė plakjes. Teoria e “pavdekshmėrisė biologjike” tė hidrės ėshtė paraqitur nė shekullin e 19-tė, kurse nė fund tė viteve tė nėntėdhjeta tė shekullit tė njėzet, ėshtė vėrtetuar nė bazė tė eksperimenteve qė hidrat nuk vdesin nga pleqėria. Biologėt tashmė kanė dituri tė mjaftueshme pėr qelizat e “pavdekshme”, tė cilat janė tė afta tė ndahen shumė herė nė mėnyrė tė pakufishme, nėse jetojnė nė kushte tė volitshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Kandili i detit (meduza) Empty
MesazhTitulli: Re: Kandili i detit (meduza)   Kandili i detit (meduza) Icon_minitimeSun Oct 04, 2009 4:40 pm

woooow shummmmmmmmmmeeeeee interesant
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Kandili i detit (meduza) Empty
MesazhTitulli: Re: Kandili i detit (meduza)   Kandili i detit (meduza) Icon_minitimeTue Oct 06, 2009 6:03 pm

op vala
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Kandili i detit (meduza) Empty
MesazhTitulli: Re: Kandili i detit (meduza)   Kandili i detit (meduza) Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kandili i detit (meduza)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: