Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Objektet e komunikimit, sa antike, aq edhe moderne

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Objektet e komunikimit, sa antike, aq edhe moderne Empty
MesazhTitulli: Objektet e komunikimit, sa antike, aq edhe moderne   Objektet e komunikimit, sa antike, aq edhe moderne Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 2:21 pm

Komunikimi, kjo ėshtė fjala e duhur qė i korrespondon tė tashmes sonė. Asnjėherė mė parė njeriu nuk ka pasur nė dispozicion kaq shumė objekte pėr tė komunikuar me njerėzit. Njė revolucion kopernikan qė ka ndryshuar jo vetėm jetėn tonė, por edhe vetė njerėzimin, aq sa "homo sapiens" ėshtė shndėrruar nė "homo medians" dhe akti i tė komunikuarit ėshtė bėrė substanca e njėkohėsisė. Kohėt e fundit ky fenomen ėshtė bėrė njė eksperiencė mjaft e zakonshme, tėrheqėse dhe pa njė trup konkret. Nė fakt, kėshtu na duke ne, sepse komunikimi ka njė "trup", edhe pse ne shpesh e harrojmė kėtė fakt, pasi tėrhiqemi mė tepėr nga iluzioni i botės virtuale.

Ajo qė na bėn tė reflektojmė mbi harresėn tonė ėshtė ekspozita "EstĆ©thique mĆ©diatique", e cila ėshtė hapur nė Paris. Njė shekull i mbushur plot me objekte pėr tė prodhuar, regjistruar dhe zhvilluar imazhe, muzikė dhe shkrime. Janė plot treqind objekte qė kuratori Jean-Bernard Hebey ka zgjedhur mes tetėmijė tė tillave, sende tė cilat pėrbėjnė koleksionin e tij privat madhėshtor si: gramafona, mikrofona, radio, telefona, makina shkrimi, amplifikatorė, gramafona elektrikė, aparate fotografike, projektorė, antena, televizorė, telekamera, kompjuterė dhe tė tjera pajisje moderne teknologjike tė pėrdorimit tė pėrditshėm.

Pajisjet e ekspozuara, tė gjitha shumė tė bukura, na tregojnė gjenealogjinė e njė aventure tė madhe, historinė e njė maturimi antropologjik, para se teknologjia tė evoluonte. Format, ngjyrat, materialet, janė bėrė gjithmonė me tė njėjtėn lėndė, a thua se dizajnuesit e parė kishin si detyrė tė realizonin prodhimin industrial duke u rikthyer ēdo herė nė tė njėjtėn hije. Njė pėrzierje estetike dhe risish, ekonomike dhe fantazie, magjie dhe idesh, bukurie dhe teknologjike. Vizionarėt e vėrtetė si Oscar Schlemmer, John Vassos, GiĆ² Ponti, Philippe Charbonneau, krijuan pazgjidhshmėrisht objektin dhe paraqitjen, materialin dhe objektin imagjinar. Kėshtu bukuria bėhet premtimi i funksionit. Njė funksion i lidhur gjithnjė e mė shumė me idenė progresive tė njė shoqėrie tė ndryshueshme, tė gjallė, tė lirė, hedoniste, duke rritur nė kėtė mėnyrė kohėn e lirė nė dispozicion tė njerėzve. Nė fakt, shpirti i progresit preket vazhdimisht nė dizajnin modern dhe fantashkencor tė shoqėrisė industriale. Shpesh bėhet fjalė pėr tė ardhme tė mbushur plot me tė shkuarėn, baroke si anija kozmike e Flash Gordon, apo nėndetėsja e kapitenit Nemo. Ēdo gjė i ngjan diēkaje tjetėr, ka nė vetvete kujtimin e njė formė paraardhėse dhe avancimin e asaj qė do tė vijė, a thua se teknologjitė e reja nuk kanė zhvilluar njė formė tė tyren, pėr shembull si televizorėt e parė tė viteve ‘40-‘50, qė ishin tė ngjashėm me radiot me ekran. Apo si disa altoparlantė tė viteve ‘30, tė cilėt u ngjanin jashtėzakonisht atyre maskave ekzotike afrikane, qė nė atė kohė pėrmbysnin artin dhe dizajnin pėrėndimor.

Njė valixhe e vogėl me gramafon elektrik "Rca" tė viteve ‘30 ngjan si njė shportė pikniku nė stilin "Art dĆ©co". Antena, qė u ngjajnė dy krahėve tė njė dirigjenti tė moshuar orkestre. Diadema tė komunikimit, ushtrime imagjinare tė pavėna nė funksion, qė sugjerohen zakonisht nga fantazia. Pajisje pėr njerėz tė parrahur ende me botėn e medias, por qė ishin nė hapat e parė tė kėrkimeve tė reja. Pajisje "pėr shėtitje" (qė njerėzit mund t‘i marrin me vete) pėr njė shoqėri qė kishte nė ēdo dhomė njė televizor. Jo rastėsisht teknologjia ka hedhur nė treg pajisje komunikimi tė cilat mund tė merren me vete. Si nė fillim tė viteve 1900, ashtu edhe sot, lėvizshmėria ėshtė esenca e komunikimit. Nė fakt, nė mediat fillestare lėvizja ishte diēka fizike, qė mund tė lėvizej me dorė. Televizorėt e parė tė lėvizshėm, "Sharp" nė 1950-ėn, "Brion Vega" nė vitet ‘70, piramida "Sony", vezaku i "Panasonic", qė duket sikur ka dalė nga "Star Trek", janė njė monument i lėvizshmėrisė. E gjithė kjo qė ne na duket antikuariat, nė realitet ishte mishėrimi i njė karakteri modern triumfues, i teknologjisė qė na bėn tė lirė e tė pavarur.

Pra, ekspozita paraqet atė shirit tė kuq, i cili nga makina e shkrimit arriti te kompjuteri, nga kinokamera te videokamera dixhitale, nga gramafoni te Mp3 dhe iPod.

Janė pikėrisht ngjyrat, materialet, format qė na sjellin sėrish ndėrmend atė "familje", tė cilėn e keni lėnė nė harresė prej shumė kohėsh, duke i hequr kėshtu shpirtin dhe historinė. E nė fakt ėshtė "trupi" i medias qė na tregon gjenealogjinė e komunikimit, sepse ruan gjurmėt fizike tė kėtij udhėtimi, qė tė ēon sa nga njėra formė nė tjetrėn dhe nga njė risi nė tjetrėn. Falė rrjetit komunikimi ėshtė bėrė Zoti i fshehur, fryma jetėsore e gjithė globit.

Televizor i rrumbullakėt

I parė pas 30 vitesh, ky televizor japonez "Panasonic", i vitit 1975, tė kujton paksa pamjen e filmave amerikanė tė animuar tė William Hanna dhe Joseph Barbera

Pa ekran

Njė pajise diapozitive, e prodhuar nė Francė nė 1940-ėn. Dizajnuesi ėshtė W.B. Gruber

Autor i panjohur

Televizor i lėvizshėm japonez nė fillim tė viteve ‘50. Mban firmėn "Sharp", ndėrsa emri i dizajnuesit nuk njihet

Videokamer

Njė videokamer amerikane e vitit 1948. Prodhuar nė Ēikago pėr tė xhiruar filma nga "Revere", modeli i saj i atribuohet Jack Briskin

Si model flokėsh

Njė gramafon elektrik i lėvizshėm gjerman, i vitit 1928. Mban markėn "Odeon" dhe tė jep pėrshtypjen e njė modeli flokėsh. Dizajnuar nga Oscar Schlemmer

I rrumbullakėt

Ky televizor, qė arrinte 1,83 metra lartėsi, ishte njė tentativė pėr tė zgjidhur problemin e televizorit tė lėvizshėm. Televizori mban markėn "Teleavia"

Ekspozita

Ekspozita "EsthĆ©tique MĆ©diatique" ėshtė ēelur kėto ditė nė Paris e do tė qėndrojė hapur deri mė 20 prill. Janė ekspozuar pothuajse 350 objekte tė shekullit XX. Fotot e publikuara nė kėto dy faqe janė pjesė e njė koleksioni madhėshtor

Ndryshime

Njė magnetofon i cili gjendet kryesisht nė lokalet publike. Ky objekt ėshtė francez dhe daton nė 1961-in. Mban markėn "Eden Ami"

E pėrshtatshme

Videokamer gjermane e vitit 1981. Ėshtė e markės "Agfa", ndėrsa dizajnues ėshtė Norbert Schlagheck

Nė njė trup

"Ericophon 600" (Suedi 1954) qė ka bėrė epokė. Dizajnuesi i tij bashkonte nė njė trup tė vetėm telefonin dhe dorezėn

Nė valixhe

Gramafon elektronik "Rca Victor" i vitit 1937, dizajnuar nga John Vassos. Ky do tė ishte njė model mjaft i imituar pėr vitet pasardhėse
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Objektet e komunikimit, sa antike, aq edhe moderne
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 7 Mbrekullite e botes antike,mesjetare,moderne
» A ju pelqejne vizitat neper vendet antike?
» Shpejtesia e Trurit - jo edhe aq
» Tregoni qe edhe ne te jemi aktiv............

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: