Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?

Shko poshtė 
4 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Empty
MesazhTitulli: Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?   Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 2:36 pm

Intervistė me Jeremy Rifkin, Futurolog

"Do tė jetė njė shekull shumė kompleks"

- Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? A do tė jemi sėrish duke punuar?

Me ardhjen e shekullit XXII, njerėzit do tė shohin pas dhe do tė thonė, o Zot, qeniet njerėzore paskan kaluar tetė orė nė ditė nė tregje, duke krijuar produkte e shėrbime! Gjithēka do tė bėhet prej teknologjisė. Qė tani ne kemi fabrika thuajse pa punėtorė. Do tė shohim gjithnjė e mė shumė qė qeniet njerėzore do tė zėvendėsohen prej teknologjisė inteligjente. Procesi ka nisur. Nė tė ardhmen, edhe personi me pagė mė tė ulėt nė botė nuk do tė jetė aq i lirė sa teknologjia qė do ta zėvendėsojė. Epoka industriale i dha fund punės sė skllevėrve; shekulli i bioteknologjisė nė epokėn e informacionit do t’i japė fund punės masive me pagė. Ne do tė krijojmė gjithfarėsoj punėrash tė reja nė shekullin XXI, punėra dijesh qė kėrkojnė aftėsi tė reja sepse do tė krijojmė mallra e shėrbime tė reja qė as mund t'i imagjinojmė, por kėto nuk do tė jenė punė nė masė. Kurrė nuk do tė shohim mė mijėra punėtorė qė dynden nė dyert e fabrikave. Nė fakt, do tė shohim forca pune elitare profesionale gjithnjė e mė tė vogla.

Ju e mbani mend qė revolucioni industrial nisi si njė javė pune 70 orėshe dhe me kushte pune tė tmerrshme si dhe pagė tė ulėt? Ne e kemi ulur nė 60, 50, 40 e tani nė Francė e Itali ėshtė 35. Nė 10 vitet e ardhshėm, do tė kemi njė javė 35 orėshe pune nėpėr Evropė. Kur tė mbėrrijmė nė mesin e shekullit XXI, mė pak se 5% e popullsisė globale do tė nevojitet pėr atė qė e quajmė punė tradicionale, domethėnė bujqėsi, prodhim, industritė e shėrbimeve dhe dije. Pra, ky ėshtė njė revolucion. Kjo mund tė jetė ose njė rilindje e madhe, njė hap i madh pėrpara ose njė periudhė shumė e errėt pėr historinė e njerėzimit. Qė tė jetė njė hap i madh pėrpara, ne do tė na duhet tė imagjinojmė se ēfarė do tė bėnin qeniet njerėzore nėse nuk ka nevojiten pėr tė mira e shėrbime? Eshtė gjithashtu pėr tė ardhur keq qė ne kemi njė ide kaq tė kufizuar pėr atė qė janė nė gjendje tė bėjnė qeniet njerėzore dhe qė pėrgatisim fėmijėt tanė vetėm pėr njė detyrė: tė prodhojnė gjėra.

Mendja njerėzore ėshtė nė gjendje tė shkojė pėrtej kėsaj. Ne duhet tė mendojmė se ēfarė do tė bėjmė kur miliona tė rinj pėrreth botės do tė nevojiten mė pak ose aspak nė njė ekonomi globale gjithnjė e mė tė automatizuar. Ne duhet tė pyesim se si tė fillojmė tė shpėrndajmė pėrfitimet e kėtij revolucioni nė teknologjinė e re, me qėllim qė tė jetė nė dobi tė ēdo qenieje nejrėzore nė shekullin e XXI dhe jo vetėm pėr njė elitė tė vogėl.

Dhe sė fundi, si do tė ripėrcaktojmė punėn? Problemi ėshtė se edhe sipėrmarrėsit me tė cilėt diskutoj nuk kanė njė vizion pėr kėtė revolucion tė ri. Nėse pyetni shumė futuristė, gjithė sa sugjerojnė ata janė telefona celularė dhe televizorė me ngjyra high definition. Ky ėshtė njė vizion i pavlerė. Ajo qė unė sugjeroj ėshtė njė vizion mė i thellė - qė ne tė ēlirojmė brezat e mėvonė nga puna e rėndė. Le ta bėjnė makineritė. Le tė imagjinojmė ēfarė do tė bėnin fėmijėt tanė, le t'u japim njė sens mė tė thellė identiteti, le tė tregojmė se misioni parėsor, misioni mė i rėndėsishėm pėr qeniet nejrėzore ėshtė tė krijojnė kulturė dhe tė eksplorojnė dimensionet mė tė thellė e mė domethėnės tė kuptimit tė jetės sonė. Nuk ėshtė vetėm prodhimi i gjėrave. Axhenda ėshtė mė ngacmuese dhe ėshtė njė vizion social i fuqishėm.

- Domethėnė, konkurenca ndėrkombėtare, pėr shembull, nuk do tė bazohet nė ēmimin e punės sė lirė?

Revolucionet e mėdhenj ekonomikė nė histori ndodhin kur format e reja tė komunikimit bashkohen me baza tė reja burimesh. Pėr shembull, shtypshkronja u shpik nė 1450. Megjithatė, pėr dy shekuj ajo nuk u bė e rėndėsishme si njė mjet i rėndėsishėm tregtar komunikimi. Kur nė skenė doli edhe fuqia e qymyrit dhe avullit, atėherė u shndėrrua nė gjuhėn pėr tė organizuar revolucionin industrial. Po kėshtu, nė vitet e fundit kemi parė dy teknologji - kompjuterat dhe genet. Njėri ėshtė njė mjet i ri komunikimi; tjetri ėshtė njė bazė e re burimesh. Tani ata po bėhen bashkė. Shkrirja nė njė e kompjuterave dhe geneve krijon njė gjuhė tė re dhe njė burim tė ri. Kompjuterat deshifrojnė gene, ata menaxhojnė gene, ata shkarkojnė gene dhe shpėrthejnė gene.

Eshtė duke ndodhur njė zhvendosje e madhe nga metalet dhe mineralet, qė ishin lėnda e parė nė revolucionin industrial, tek genet dhe tregtia genetike, lėnda e parė pėr shekullin e bioteknologjisė. Por po ndodh edhe diēka tjetėr. Po shohin kalimin nga tregtia parėsore nė gjeografi nė tregtinė parėsore nė hapėsirėn kibernetike. Ky ėshtė njė prej ndryshimeve tė mėdhenj nė histori dhe bashkė me tė ne po kalojmė nga nocioni i shkėmbimit tė pronėsisė dhe tregjeve, nė nocionin e shkėmbimit tė eksperiencės nė rrjete. Po kalojmė nga shitės dhe blerės, nė furnizues dhe pėrdorues. Ky ėshtė njė ndryshim i madh strukturor nė kapitalizėm dhe ėshtė pjesė e njė diēkaje mė tė thellė. Ne jemi duke kaluar nga kapitalizmi industrial, nė kapitalizmin kulturor. Teksa unė po rritesha, kapitalizmi kish tė bėnte me mallra, vende dhe shkėmbim pronėsie. Ishte shumė fizik, shumė material. Kėshtu ėshtė edhe sot, por nė radhė tė dytė. Nė shekullin XXI, do tė shohim mė shumė eksperiencė, mė shumė fantazi. Aktorėt e mėdhenj nė shekulin XX ishin lojtarė tė tillė si US Steel dhe Texaco, si dhe Boeing Aircraft. Ata prodhonin gjėra materiale. Nė shekullin XXI, aktorė tė tillė si Time Warner dhe Polygram, si dhe Sony e Disney - ēfarė prodhojnė ata? Ata prodhojnė pėrvoja kulturore. Nė shekullin XXI do tė jemi nė gjendje tė shohim gjithnjė e mė shumė kulturėn nė formėn e argėtimit qė mund tė blihet nė formėn e pėrvojave tė jetuara. E bukura ėshtė se kjo na sjell ne nė njė botė tė re shansesh.

Ana tjetėr ėshtė se ne zgjohemi njė ditė pas 50 vitesh dhe zbulojmė se praktikisht ēdo aktivitet nė tė cilin angazhohemi pėrditė paguhet, se tė gjithė marrėdhėniet tona janė kontraktuale dhe me qėllim fitimin dhe se koha jokomerciale nuk ekziston. Qė tani, udhėtimet globalė dhe turizmi janė ndryshimi mė i madh nė ekonominė globle. Nė shekullin XXI, beteja e madhe do tė jetė mes kulturės dhe tregtisė. Ashtu sikurse nė shekullin XX beteja e madhe ishte mes tregtisė dhe biodiversitetit. E dini, diversiteti kulturor mund tė shfrytėzohet, bjerė dhe pakėsohet ashtu si biodiversiteti.

- A mund tė flisni nė mėnyrė mė specifike pėr teknologjinė nė shekullin XXI?

Mė lejoni t'ju jap njė shembull nga dy revolucionet teknologjikė tė shekullit XXI, shkencat e informimit dhe shkencat e jetės. Le tė marrim shkencat e jetės. Ekziston nėj fushė e re e quajtur "pharming". Ideja ėshtė tė klonohen kopje identike tė njė origjinali qė jeton - tė themi, dhi apo dele - me kontrolle cilėsie dhe standarde ndėrtimi qė janė po aq tė saktė sa ata qė ne pėrdornim nė linjat e montimit nė shekullin XX me produktet kimikė. Qėllimi ekonomik i kėsaj formė ėshtė qė mund tė pėrgatisėsh gene nga njė qelizė dhie apo deleje dhe mė pas tė prodhosh nė masė kafshė. Njė tufė prej 12 dhish mund tė prodhojė mė shumė kemikate se sa njė fabrikė disa miliard dollarėshe me qindra punėtorė. Gjithė sa duhet ėshtė njė njeri qė tė kujdeset pėr dhitė. Tani, kjo gjė ngre pikėpyetjen e madhe, atė tė ēėshtjes serioze etike tė shndėrrimit tė krijesave nė fabrika kimike.

Sė pari, unė vetė jam kundėr. Nuk mendoj se duhet tė ndodhė. Mendoj se shenjė e madhėshtisė sė shoqėrisė ėshtė mėnyra si i trajton mė tė dobėtit nė botėn tonė, si dhe krijesat e tjera. Ne kemi fituar luftėn kundėr natyrės dhe tani duhet tė pyesim veten si tė flasim pėr interesat e tyre, duke qenė se ata janė tė fuqishėm tė flasin pėr vetveten.

Do t'ju jap njė tjetėr shembull. Mund tė gatuash me vanilje. Ajo vjen nga tre ishuj tė vegjėl nė Oqeanin Indian - Kameruni, Madagaskari dhe Ribashkimi. Qindra-mijėra fermerė pllenojnė me dorė produktin qė quhet vanilje. Pak vjet mė parė, dy kompani bioteknologjike gjetėn genin nė bimėn e vaniljes. Ata e nxorrėn nga kodi genetik dhe e vendosėn nė njė vaskė bakteriesh. Bakteriet klonuan tė gjithė vaniljen natyrore - nuk kish mė nevojė as pėr bimė, as pėr tokė, as pėr fermer dhe as pėr tė korrur. Lajmi i mirė ėshtė se e prodhon me njė tė disatėn e kostos nė tregun botėror. Cili ėshtė lajmi i keq? Dy miliard e gjysmė njerėz ende e fitojnė bukėn e gojės duke punuar tokėn. Tani mendoni pak domatet, limonėt, duhanin dhe pambukun. Kur tė gjithė kėto tė mund tė prodhohen nė vaska fabrikash me bakterie qė klonojnė substancėn, ēfarė do tė bėjmė me dy miliard e gjysmė njerėz - tė cilėt krejt papritur do tė mbeten tė papunė? Do tė ishte njė trazirė sociale e paprecedentė nė histori.

Nė se je sekretar, nėpunės, menaxher i mesėm, punėtor fabrike, nėse punon nė bujqėsi, librar, nėse punon nė bankė, shanset janė qė puna jote tė mos jetė kėtu pas 20 vitesh. Qė tani kemi teknologji inteligjente, e cila po zėvendėson shumė prej kėtyre kategorive.

Deri nė 2100, njerėzit do tė projektojnė genetikisht fėmijėt e tyre?

Ka fėmijė tė lindur sot, 4 apo 5 vjeē, tė cilėt kur tė jenė 25 apo 30 vjeē do tė jenė nė gjendje tė shkojnė nė njė klinikė pėr njė skanim tė 140 mijė geneve tė tyre. Njė ēift do tė dijė se si do tė ngjajė genetikisht bebi i tyre qė pėrpara se spermatozoidi dhe veza tė bashkohen. Kjo do tė ngrejė disa pyetje tmerruese dhe tė vėshtira. Nėse do tė dijė se do tė kalojė, pėr shembull, njė prirje pėr leuēemi nė fėmijėri apo anemi apo fibrozė, cili do tė ishte ai prind qė nuk do tė donte tė eleminonte kėtė? Po cila ėshtė vija e kufirit? Le tė themi se fėmija yt do tė ishte i prirur pėr tė vuajtur nga depresioni maniak, si dhe do tė vuante dhe kėrkonte vite tė tėrė ndėrhyrje farmaceutike. Cili prind nuk do tė donte ta eleminonte kėtė gjė? Po gjatėsia, pra nėse mendon se fėmija yt do tė jetė i shkurtėr dhe shokėt do ta diskriminojnė? Problemi me gjithė kėtė ėshtė se, pasi tė nisėsh tė programosh dhe ndryshosh genet, ku duhet tė ndalesh? Prindi bėhet projektues, eugjenik dhe fėmija shndėrrohet nė pėrvojė pazari nė njė botė postmoderne - dhe nuk e them me shaka kėtė gjė. Ajo qė mund tė shohim ėshtė fillimi i njė udhėtimi nė njė botė tė re, ku ne fillojmė tė projektojmė fėmijėt tanė. Tani tė pėrmend disa prirje. Shihni, pėr shembull depresionin maniak dypolar. Dėshironi ta eleminoni? Shumica e gjenive tanė, udhėheqėsve tanė botėrorė, njerėzve tė letrave, ata kanė qenė tė tillė. Disleksia - doni ta eleminoni? Nuk ėshtė njė rregullim deri kur erdhi shkrimi e kėndimi. Ne e quajmė ērregullim. Shkurtėsia - epo, ka njerėz qė janė tė shkurtėr. A i bėn kjo anormalė? Jo, ėshtė paragjykim i shoqėrisė qė ne duhet ta marrim nė konsideratė. Ka edhe gjėra tė tjera. Pėr shembull, a do ta eleminonit aneminė? Si njė tipar prapaveprues, ajo parandalon malarjen, thelbėsore pėr evolucionin njerėzor.

Nė kėtė proces, ne mund tė zhvendosemi drejt njė botė eugjenike shumė tė rrezikshme - jo nė botėn eugjenike tė viteve tridhjetė, botėn e Hitlerit. Kėtu nuk ka intrigė, nuk ka komplot. Pėrkundrazi, kjo eugjeni e re ėshtė komerciale, e orientuar nga tregu, ėshtė goxha banale - a nuk do tė doje njė bebe tė shėndetshėm, a nuk do tė doje tė paguaje pėr tė, a nuk do tė doje qė fėmija yt tė kish njė avantazh qė nė lindje? Ndoshta gjėja mė interesante nė revolucionin bioteknologjik ėshtė se do tė na detyrojė tė ulemi nė ēast dhe tė ngremė pyetjet mė tė rėndėsishme mbi jetėn. A e projektojmė vetė ne evolucionin tonė, apo duhet tė mėsojmė si tė integrohemi mė mirė nė miliona vite tė kėtij krijimi tė bukur evolucionar? A tė ndjekim rrugėn e vėshtirė dhe tė krijojmė njė Eden tė dytė, apo rrugėn mė tė lehtė ku tė pėrmirėsojmė Edenin qė kemi trashėguar? Ēfarė do tė thotė tė jesh qenie njerėzore? Cilat janė obligimet tona ndaj krijesave tė tjera? Cilat janė pėrgjegjėsitė tona pėrpara brezave tė palindur? Cila ėshtė marrėdhėnia jonė me tokėn?

- Tė spekullojmė pak. A mendoni se deri nė 2100, nė botė do tė ketė krijesa hibride?

Ky ėshtė skenarri i errėt nė mendjen time. Eshtė e mundur qė tė zgjohemi njė ditė nė nėj botė ku bota natyrore ėshtė zhdukur, ku nė vend tė kėsaj ne tė kemi populluar botėn me klone fantastikė dhe krijesa transgjenike. Ky do tė ishte njė vend i ftohtė dhe i trishtė pėr tė jetuar. Eshtė gjithashtu e mundur qė tė zgjohemi njė ditė nė njė botė ku tė gjithė fėmijėt tanė janė tė programuar nga parime projektimi. Ku tė kemi krijuar fėmijė sipas standartdeve tė performancės - kjo do tė ishte njė botė e ftohtė, njė botė shumė pa ndjenja. Eshtė e mundur tė zgjohemi njė ditė nė njė botė ku ndotja gjenetike tė jetė pėrhapur kaq shumė, pėr arsye se pėrpjekja jonė pėr tė rimbjellė tokėn me njė natyrė tė dytė, sa qė tė kemi bėrė dėm tė pandreqshėm ndaj biosferės. Eshtė e mundur tė zgjohemi nė njė botė ku jeta tė jetė e projektuar pėr perfeksion. Tė gjitha kėto janė tė mundura. Nga ana tjetėr, mund tė mendoj edhe pėr njė qasje mė pak agresive nė shekullin e bioteknologjisė, nė tė cilin ne zgjohemi njė ditė nė njė botė ku ne jemi plotėsisht tė integruar me krijesat e tjera. Njė botė ku ne kemi pranuar partneritetin tonė me krijesat e tjera, ku ne kemi kuptuar pėrgjegjėsinė ndaj tokės ku jetojmė. Nė njė botė ku ne tė kemi pėrdorur kėtė shkencė pėr tė krijuar njė qasje sistematike pėr rindėrtimin e urave me pjesėn tjetėr tė botės ku jetojmė.

Pra, gjithēka varet nga ajo qė ne do tė zgjedhim dhe mendoj se ajo qė duhet tė jetė e qartė kėtu, ėshtė se shekulli i bioteknologjisė ėshtė si revolucioni industrial - do tė jetė kompleks, i shumanshėm.

Mbani mend qė revolucioni industrial nuk qe njė revolucion i vetmuar. Pėr ēdo kapitalist, kishte njė socialist. Pėr ēdo sipėrmarrės, njė sindikalist. Pėr ēdo filozof tė iluminimit dhe njė utilitarian, kishim njė poet neoromantik. Kėshtu qė, ka shumė kthesa e vėrtitje nė ndryshimet e mėdha tė historisė. Shekulli i bioteknologjisė, shekulli i rrjeteve globalė dhe shekulli i jetėsės mes informacionit - do tė jetė shumė kompleks.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lina
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Lina


Female Numri i postimeve : 1525
Age : 32
Vendndodhja : Prishtina
Kenget e preferuara te Floricientes? : Te Siento
Disponimi i pergjithshem : 100 %
Registration date : 14/09/2008

Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?   Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Icon_minitimeWed Jun 10, 2009 3:00 pm

faktikisht si do te jet jeta sepse ne nuk do te jemi :P
veq nese jetoj me shum se 100 vite po nuk besoj hiq
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?   Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Icon_minitimeSun Jun 21, 2009 3:21 am

po kjo jet ju takon pasardhesve tannn...eeee
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?   Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Icon_minitimeSat Jun 27, 2009 5:19 pm

ne ateher s do te ishim veq si tha edhe lina me jetu 100 vite po ateher do te jetojn gjeneratat e ardhshme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?   Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Icon_minitimeSat Jun 27, 2009 5:59 pm

ashtu pra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?   Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100? Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si do tė jenė jetėt tona nė vitin 2100?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Misteret e sjelljeve tona
» ku do ta kaloni NEW YEAR pra VITIN E RI??
» gezuar vitin e ri 2009 me gjitha te mirat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: