Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Leonora ne pritje te dashurise

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Leonora ne pritje te dashurise Empty
MesazhTitulli: Leonora ne pritje te dashurise   Leonora ne pritje te dashurise Icon_minitimeTue Jun 30, 2009 10:03 pm

Leonora ne pritje te dashurise Normal_leonorajakupi1.thumbnail

Flet kėngėtarja: Shqipėria,vendi im

E konsideron Shqipėrinė si vendin e saj, nuk mundet dot tė shkėputet nga ndjenja e tė qėnurit 100% origjinė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė kėngėtarja nga Kosova Leonora Jakupi prej 4 vitesh radhazi preferon Durrėsin pėr tė kaluar pushimet jo vetėm nė stinėn e verės.
E adhuruar pėr zėrin dhe bukurinė qė i ka dhuruar natyra, ndonjėherė e paragjykuar pėr shkak tė sherrit me kolegen e saj po nga Kosova Adelina Ismajli, Leonora ‘rrėfen’ pjesė nga jeta, qė prej asaj profesionale deri tek ajo private pėr tė cilėn nuk nguron tė tregojė hapur se ėshtė ende nė pritje tė dashurisė. Nė njė intervistė pėr ‘Bluetooth’ kėngėtarja nga Kosova zbulon se si e mendon ajo partnerin ideal apo njė lidhje, kush janė miqtė e saj dhe kush kujdeset pėr pamjen jo pak tė veēantė.

Leonorė, pėrse Durrėsi zgjedhja juaj pėr tė kaluar pushimet?

Kam shumė arsye qė jam kėtu nė Durrės. Kam shumė arsye. Prej 4 vitesh kam njė vilė, vilėn time personale te Mali i Robit. Pastaj preferoj tė kaloj pushimet nė atė qė e konsideroj si vendin tim, Shqipėrinė. Mendoj pse jo, se ėshtė dhe rast i mirė marketingu qė shqiptarė tė tjerė nga Kosova tė vinė kėtu pėr tė parė dhe pėr tė shijuar bregdetin shqiptar.

Kjo shkėputje nga Prishtina, i detyrohet ndopak punės apo krejtėsisht pushimeve?

Krejtėsisht pėr pushime. Jo pėr punė, ndodhem kėtu vetėm pėr tė kaluar pushimet.

Ndodheni vetėm me familjen apo dhe ndonjė shoqėri e veēantėė?

Jo, jo, ndodhem vetėm me familjen. Duke qenė se kemi vilėn kėtu e shfrytėzoj maksimalisht. Mundohemi tė mos vimė nė vilėn tonė kėtu nė Durrės vetėm nė periudhė vere, por mundohemi tė vijmė ndonjėherė dhe nė periudhe tjetėr tė vitit, nė dimėr.

Sa do tė rrini kėtu?

Unė lėviz shumė, pėr shkak tė punės dhe profesionit tim mė duhet tė lėviz shumė. Gjatė sezonit tė verės, nė kėtė periudhė qė jemi tani unė gjithnjė pėrqėndrohem kėtu. Me siguri do rrimė, deri nė shtator besoj se do tė jem kėtu.

Keni miq qė ju shoqėrojnė? Ndonjė emėr konkret?

Jo,jam me familjen. Miq qė mė shoqėrojnė nuk kam. Me fqinjėt qė kemi kėtu pranė vilės kemi krijuar miqėsi, rrimė bashkė, nė mėngjes dalim bashkė nė plazh, pasi kemi 4 vjet qė kemi shtėpitė afėr. Ndėrsa pėr miq kėtu nė Shqipėri, por jo qė mė shoqėrojnė nė pushime kam disa, si pėrshembull kompozitorė dhe kėngėtarė, domethėnė kolegė. Kam mik kompozitorin Edmond Zhulali, nga kėngėtarėt kam miq Florin, Manjola Nallbani dhe disa tė tjerė. Nuk po vazhdoj tė pėrmend mė emra, por kam disa.

Lidhur me punėn tuaj, ndonjė kėngė tė re, album ose videoklip nė plan?

Kam ndėrmend njė kėngė dhe njė videoklip. Kam ndėrmend t’i realizoj brenda njė kohe tė shkurtėr njė kėngė dhe njė videoklip. Por duke qenė qenė se unė lėviz shumė Kosovė-Shqipėri pėr shkak tė punės dhe angazhimeve tė mia, sikurse thashė mė sipėr, shpresoj ta realizoj nė njė kohė tė shkurtėr.

Realizimi i kėngės dhe videoklipit nė Kosovė apo nė Shqipėri?

Kėnga dhe videoklipi do tė realizohen nė Kosovė.

Ndonjė detaj pėr kėngė?

Jo.

Ēfarė do t’i servirė Leonora kėtė verė publikut?

Ajo kėngė dhe videoklip tė cilat pėrmėnda mė sipėr dhe qė po mundohem tė realizoj pėr t’i publikuar kėtė verė. Do tė jem e pranishme nė koncerte, mbrėmje rinore apo aktivitete. Do tė mundohem tė jem sa mė pranė ardhuruesve tė kėngės sime.

Kėngėt tuaja nė pėrgjithėsi kanė njė fabul, i pėrket jetės suaj personale?

Nė karrierėn time kam kėnduar disa kėngė. Njė kėngė ka patur si fabul historinė e babait tim, njė tjetėr ka patur historinė e 3 dėshmorėve tė Kosovės, njė kėngė tjetėr ka qėnė lirike , tė tjera kanė pasur si fabul gjėra qė u ndodhin njerėzve, tė pėrditshmet, gjėra tė natyrshme, jo diēka personale.

Kėngėt ‘Ende tė dua’ dhe ‘Zemra tė kėrkon’duken si thirrje pėr rikthimin e njė dashurie tė vjetėr ose tė humbur, ėshtė Leonora nė pritje tė saj?

Natyrisht, jam nė pritje tė dashurisė. Aktualisht nuk kam njė lidhje, nuk kam njė tė dashur. Sikurse nuk kam njė tė dashur,jam nė pritje tė lidhjes.

Si e konsideron Leonorė kėtė lidhje?

Ia lė kohės. Kam patur shumė angazhime tė tjera, shumė punė. Edhe sikur tė kisha patur njė tė dashur, nuk do tė kisha mundur tė angazhohesha ndaj tij, t’i pėrkushtohesha. Lidhja pėr mua duhet tė vijė natyrshėm, besoj atėherė kur njeriu gjen shpirtin binjak, atė qė i pėrshtatet mund tė jetė i gatshėm tė nisė njė histori dashurie. Nė lidhje me partnerin, do tė dėshiroja tė jetė inteligjent, i fortė nė karakter dhe tė kuptojė profesionin tim, mbi tė gjitha tė mirėkuptojė profesionin tim. Do tė dėshiroja shumė qė ai tė dijė tė ndajė jetėn private me atė publike.

Veshja juaj konsiderohet e zgjedhur dhe e veēantė, shije personale?

Pėr sa i pėrket veshjes, ėshtė shije personale, tėrėsisht shije personale. Ndonjėherė mė ndihmon dhe mami im duke mė kėshilluar. Natyrisht mė ndihmojnė dhe stilistėt qė punojnė e stilojnė veshje pėr mua, tė cilėt kujdesen pėr pamjen time, por nė fund mbetet shija ime.

Cilėt janė miqtė tuaj tė vėrtetė?

Miqtė e mi janė miqtė qė i kam pasur qė prej vegjėlie, qė i kam njohur nė shkollė fillore, nė shkollė 8-vjeēare dhe ata qė kam njohur nė shkollė tė mesme. Ata i kam miq tė mi, me ta vazhdoj tė mbaj kontakte, flasim nė telefon, takohemi.

Pas konfliktit me Adelina Ismajlin, keni pasur mė kontakte me tė?

Jo, nuk kam pasur kontakte. Nuk besoj se do kem mė. Ajo punė ka pėrfunduar besoj pėrjetėsisht. Raportet mes meje dhe asaj kanė pėrfunduar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Leonora ne pritje te dashurise Empty
MesazhTitulli: Re: Leonora ne pritje te dashurise   Leonora ne pritje te dashurise Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 7:21 pm

aii adelina mir ja ka bo ksejj..duhet me boxirat edhe 1 her

hehahauahaha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Leonora ne pritje te dashurise Empty
MesazhTitulli: Re: Leonora ne pritje te dashurise   Leonora ne pritje te dashurise Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 7:44 pm

hhahah jo be se gjynah
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Leonora ne pritje te dashurise Empty
MesazhTitulli: Re: Leonora ne pritje te dashurise   Leonora ne pritje te dashurise Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Leonora ne pritje te dashurise
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Leonora Jakupi vlereson adhuruesit e saj
» Leonora jakupi Ky eshte fundi videoklipi
» Frika e dashurise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: