Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 gjeografia e kosoves

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

gjeografia e kosoves Empty
MesazhTitulli: gjeografia e kosoves   gjeografia e kosoves Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 2:10 pm

Ndarja gjeografike: Fushė-Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit

Fusha e Kosovės pėrfshin gjysmėn e sipėrfaqes sė vendit nė lartėsinė 500-600 m. Fushė-Kosova e mirėfilltė ėshtė 80 km e gjatė dhe 7-19km e gjerė me sipėrfaqe rreth 950 km².

Rrafshi i Dukagjinit ka njė lartėsi mesatare 300-500m dhe rrethohet nga male me lartėsi 2000-2500m. Klima e Bjeshkėve tė Namuna ėshtė alpine , me dimėr tė gjatė , tė ashpėr , me reshje tė mėdha bore e ngrica tė thekshme dhe verė tė shkurtėr , tė freskėt dhe relativisht tė lagėsht. Drini i Bardhė (deri sa del nė rrafsh) dhe degėt e tij Bistrica e Pejės, Bistrica e Deēanit dhe Ereniku, kanė rezerva tė mėdha hidroenergjetike. Nė Gjeravicė gjendet njė grup i madh liqenesh akullnajorė, midis tė cilėve mė i bukuri ėshtė Hridi nė lartėsinė 1970m dhe me thellėsi 6m. Nė Bjeshkėt e Namuna jetojnė shumė kafshė tė egra (ariu i murmė, ujku, riqebulli, shqarthi i artė, shqarthi i bardhė, derri i egėr, dhia e egėr, kaprolli, pula dhe gjeli i egėr, thėllėza e malit).

Bjeshkėt e Namuna quhen sot "Alpet shqiptare" (pėr herė tė parė nga Sami Frashėri mė 1888). Natyra tepėr e ashpėr, reliefi i thyer dhe i pakalueshėm, mungesa e theksuar e ujėrave sipėrfaqėsore i ka dhėnė emrin "Bjeshkėt e Namuna" qė sllavėt e pėrkthyen "Prokletie" (Male tė mallkuara). Nė eposin tonė tė kreshnikėve pėrdoren edhe emra tė tjerė si "Bjeshkėt e thata" ,"Bjeshkėt e Zeza"

Malėsia e Hasit ndahet nė Hasin e butė , nė Kosovė me 60 fshatra dhe Hasin e thatė nė Shqipėri me 24 fshatra. Pashtriku me lartėsi 1989m, Kunora 1573m , Zani 1113m janė disa male tė tij.

Malet e Sharrit (emri antik Skard-Skardus) shtrihen nė 80km gjatėsi dhe 25-30km gjerėsi nga mali i Korabit nė Shqipėri deri te Gryka e Kaēanikut, nga lugina e Pologut (Vardari i Sipėrm) nė rrafshin e Dukagjinit (gropat e Opojės, Sreckės dhe Siriniqit). Koritniku 2006 m, Cvijileni 1381m , Oshlaku 2212m , Jezerci 2090 m dhe Nerodimja 1721m janė disa maja. Klima e Sharrit ėshtė alpine. Dimri ėshtė i ftohtė, me ngrica e borė qė formon shtresė tė qėndrueshme e tė pėrjetshme (mbi 2300m), kurse vera e shkurtėr e freskėt dhe e lagėsht.

Malėsia e Drenicės ndahet nė Drenicėn e Sipėrme ( e Kuqe) dhe Drenicėn e Poshtme (e Pashės) . Ēiēavica 1091m , Carraleva 1177m , Gradina 1057m , Breshanici 1046m, Drenica 1024m , Goleshi 1019m janė disa male.

Lumenjtė dhe liqenet

Nga territori i Kosovės shkon mesatarisht nė det (Detin e Zi, Egje dhe Adriatik) 3.6 miliardė metra kub ujė nė vit me njė modul 10.5l ujė/sek/km², pra mė shumė se i Moravės (6.8) dhe i Vardarit (7.8) Drini i Bardhė ka prurje 30 metra kub nė sekondė. Ka njė ujėvarė 30m tė lartė. Lumi i Drenicės ka prurje 2metra kub nė sekondė.

Ibri ka prurje mesatare nga 10.5 nė 36.5 metra kub nė sekondė. Sitnica ėshtė lumi kryesor nė Fushėn e Kosovės. Ka prurje 15 metra kub nė sekondė. Llapi me prurje maksimale 10 metra kub nė sekondė. Bistrica e Pejės njihet edhe me emrin Lumėbardhi i Pejės. Bistrica e Deēanit ose Lumėbardhi i Deēanit shtrihet gjithashtu tėrėsisht nė territorin e Kosovės. Ereniku ka prurje mesatare 12-14 metra kub nė sekondė, Bistrica e Prizrenit 0.7 metra kub nė sek. Lumenj tė tjerė janė Mirusha, Toplluha , Klina, Istogu, Pllava, Morava e Bincit , Lepenci, Nerodimja.

Liqene natyrore janė ai i Livadicės , 2173m mbi nivelin e detit, liqeni i madh i Janxhikut nė lartėsinė 2140 dhe liqeni i vogėl i Janxhikut nė lartėsinė 2200 m. Liqeni i Gornjesellės nė lartėsinė 2380 m me gjatėsi 100 dhe gjerėsi 53m . Ka edhe liqene tė tjerė si ai i Jaranikolicės, Liqeni i Madh ( nė lartėsinė 2320m ), Liqeni i Vogėl (nė lartėsinė 2360m) , liqenet e Gjeravicės , liqeni i Hidrit ( nė lartėsinė 1970 m), liqeni i Opojės.

Ekonomia

Gjatė periudhės 1913-1998 Kosova ka qenė rajoni mė i prapambetur i ish Jugosllavisė. Kjo sepse investimet nė tė kanė qenė jo mė shumė se 50% e nivelit mesatar tė investimeve nė Jugosllavi.

Industria mė 1989 jepte 39 % tė vlerės sė produktit shoqėror tė pėrgjithshėm. Rreth 1733 ndėrmarrje shoqėrore dhe shtetėrore vepronin gjithsej.

Energjitika zė vendin kryesor. Dy grupet kryesore tė rezervave tė saj janė linjiti dhe ujėrat. Nė fund tė viteve 80 u nxorėn 7 milionė tonė qymyr. Fuqia e vendosur nė termocentralet nė Obiliq arriti 790 Mė "Kosova A" dhe 678 Mė "Kosova B" duke dhėnė njė prodhim vjetor prej 6.1 miliardė Kw/h

Hidrocentralet japin vetėm 1.5 % tė energjisė , ndonėse potenciali hidrografik i hapėsirės sė Kosovės ėshtė i konsiderueshėm (10.5 l/s/km² ose gjithsej 114 m³/s ).

Pas energjitikės ( qė u mbėshtet nė shfrytėzimin e pellgjeve tė pasura qymyrgurore nė Obiliq, Bellaēevc etj ) zhvillim tė dukshėm pati xehtaria me ngjyra qė shfrytėzonte pasuritė e begata nėntokėsore tė polimetaleve me bazė plumbin dhe zinkun.

Qysh nė fillim tė viteve 80, prodhimi vjetor i xehes sė plumb-zinkut kishte arritur nė rreth 2 milionė tonė. Mbi kėtė bazė , Kombinati Xehtar-Metalurgjik-Kimik me qendėr nė Zveēan pranė Mitrovicės , ka prodhuar dhjetėra mijėra tonė plumb tė rafinuar, zink elektrolitik, argjend i rafinuar, ar, bismut elektrolitik, klorid zinku, koncentrat piriti, kadmium, akumulatorė plumbi etj.

Bujqėsia

Gruri zė njė tė katėrtėn e sipėrfaqes sė mbjellė. Mbillet edhe misėr dhe thekėr. Ndėr bimėt industriale janė panxhari i sheqerit, lulja e diellit, duhani. Kultivohen mollėt, kumbullat, dardhat , qershitė dhe rrushi.. Perimet zėnė 30 000 ha.

Blegtoria

Vendin kryesor e zė gjedhi, numri i krerėve arrin 400 000. Dhėntė janė pakėsuar (mė 1950 kishte 650 000).

Arsimi

Nė universitetin e Prishtinės janė diplomuar rreth 60 000 studentė nga tė cilėt 38 000 shqiptarė. Janė mbrojtur mbi 430 disertacione. Por arsimi ėshtė sulmuar dhe goditur keqas nga regjimi serb, ashtu sikurse shėndetėsia, shkenca, shtypi, botimet media etj.

Komunikacioni

Rrjeti i pėrgjithshėm i transportit automobilistik arrin nė 4997km nga tė cilat 1950km janė rrugė tė kategorisė sė parė. Rrjeti hekurudhor nisi mė 1872, sot arrin nė 333km me 60 stacione kryesore, pėrgjithėsisht jo i nivelit modern. Sistemi i shėrbimit telefonik-telegrafik ėshtė relativisht i shtrirė gjerėsisht. Njė aeroport ėshtė nė Sllatinė, 17km afėr Prishtinės.

Monumentet e kulturės

Kėshtjellat mė tė rėndėsishme janė: nė Zveēan, Lipjan, Novobėrdė, Vishegrad, Pejė, Prishtinė, Trepēė, Bėrnjac, Boraē.

Nė Prizren kemi njė ansambėl arkitektonik tė ruajtur mirė. Nė qendėr ėshtė pazari i vjetėr-Ēarshia, ku vazhdojnė traditat e artizanatit nė punimin e bakrit, arit dhe argjendit, nė qepjen e kostumeve popullore etj. Lagja nė anėn e majtė tė rrjedhės sė Bistricės, jashtė kalasė, me rrugica tė shtruara me kalldrėm, pėrbėn ende njė kompleks arkitektonik karakteristik. Ura e gurit e shek. XVII lidh Ēarshinė me pjesėn tjetėr tė qytetit. Nė qendėr tė qytetit ndodhen banjat turke, hamami i Gazi Mehmet Pashės, ndėrtuar nga mesi i shek.XVI, i shquar nė Ballkan. Njė hamam tjetėr ndodhet pranė Kullės sė Sahatit, ndėrtuar nė shek.XVIII. Mbi qytet ngrihen muret e Kalasė sė Prizrenit, ndėrtim ky mesjetar, mbi themele tė periudhės antike.

Gjakova shquhet pėr urat e mėdha prej guri. Ura e Tabakėve mbi Erenik e shek.XVIII 127m e gjatė me 14 harqe afėr Ēarshisė sė madhe, ura e Taliqit shek.XVIII, nė lagjen Varosh dhe ura e Terziut, mė e gjata rreth 200 m me 11 harqe shek XVIII, 7 km nė tė dalė tė Gjakovės. Ēarshia e Madhe ėshtė njė kompleks artizanal tregtie, ku vijojnė tė punojnė argjendarėt, terzinjtė etj.

Nė Vushtri ėshtė ura mė e vjetėr shek XIV; Ura e Budisavcit rreth 18km larg Pejės mbi lumin Istog janė gjithashtu me interes.

Banja mė e vjetėr nė Vushtri Hamami i Gazi Ali Beut shek XV, ndrequr nė shek XVII shquhet nė tėrė Ballkanin. Po ashtu hamami i Mitrovicės i shek XIX.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

gjeografia e kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: gjeografia e kosoves   gjeografia e kosoves Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 10:03 pm

flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
gjeografia e kosoves
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» republika e kosoves
» Shpija e KOsoves!!!.................
» Emri ALLAH ne Harten e Kosoves
» kush pju pelqen te shpija e kosoves??
» forum i "mehmet kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: