Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 TRURI "KY TOP MAGJIK"

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 26
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

TRURI "KY TOP MAGJIK" Empty
MesazhTitulli: TRURI "KY TOP MAGJIK"   TRURI "KY TOP MAGJIK" Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 11:20 am

I pėrbėrė nga miliona neurone, truri ėshtė organi mė i ndėrlikuar i ēdo gjallese. Shprehur figurativisht ai ėshtė mė i ndėrlikuar se cilido kompjuter i sotėm modern, pra njė superkompjuter biologjik

TRURI - "KY TOP MAGJIK"

Pėr t'i kuptuar mė mirė sjelljet e njerėzve, duhet tė dimė mė shumė mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili ėshtė ai gjenerator aq i fuqishėm qė i fut nė funksion gjithė kėto procese psiko-fizike? Kush tjetėr, pėrveē trurit.

Truri ka tėrhequr gjithmonė vėmendjen, jo vetėm tė psikologėve tė sotėm, por edhe tė dijetarėve qė nga kohėt mė tė lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicėn e sjelljeve. I pėrbėrė nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerėzore) ėshtė organi mė i ndėrlikuar i ēdo gjallese. Shprehur figurativisht ai ėshtė mė i ndėrlikuar se cilido kompjuter i sotėm modern, pra njė superkompjuter biologjik. Sa pėr ilustrim, sėrish figurativ, mund tė themi se i tėrė rrjeti telefonik botėror, nė krahasim vėllimor me trurin, paraqet vetėm njė kokėrr fasuleje.

Truri ėshtė edhe pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e ndėrlikuar e sistemit nervor. Ai veēanėrisht luan rol shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e jetės psikike tė njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin nė pėrgjithėsi; bėn tė mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nėpėrmjet transmetimit tė impulseve nervore) dhe paraqet bazėn fiziologjike pėr tėrė jetėn psikike: pra, ėshtė bartės i tė gjitha proceseve psikike.

Pjesėt kryesore tė trurit janė tri: truri i madh, truri i mesėm dhe truri i vogėl, kurse pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e zhvilluar e tij ėshtė korja e trurit ose siē quhet ndryshe, korteksi. Nė zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet mė vonė dhe ajo paraqet rezultatet mė tė larta tė evolucionit. Sipėrfaqja e saj ėshtė rreth 2m2 dhe pėrmban rreth 14 miliard elemente qelizore.

Truri i tė porsalindurit ėshtė katėr herė mė i lehtė se ai i njeriut tė rritur. Deri nė vitin e gjashtė truri arrin pėrafėrsisht 90% tė peshės dhe tė proporcioneve tė tij pėrfundimtare. Kėshtu, ndėrmjet moshės 9 dhe 10-vjeēare, truri i fėmijės arrin tė ketė proporcion gati tė njėjtė me atė tė trurit tė tė rriturit. Gjithashtu, ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se pesha dhe mosha e trurit nuk ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me zhvillimin e inteligjencė. Truri peshon rreth 1.5 kg.

Forca e trurit

Siē u tha edhe mė lartė, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetėrsia e trurit. Njeriu mund tė arrij rezultate fenomenale nė moshė shumė tė re dhe shumė tė vjetėr. P.sh. Gogeni filloi tė merret me art pas moshės 30-vjeēare. Mikelangelo, veprat mė madhėshtore i krijoi nė moshėn 80-vjeēare. Edhe Pikaso veprat mė tė mėdha i krijoi nė vitet e 90 tė jetės.

Aleksandri i Madh i Maqedonisė i njihte me emėr tė gjithė ushtarėt e tij. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me tė gjithė pa pėrkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, pėr njė ditė i mėsoi tė gjithė emrat e anėtarėve tė senatit dhe tė shumė njerėzve tė tjerė tė Romės, me tė cilėt u takua. Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qė nė moshėn 10-vjeēare e recitonte Kur'anin pėrmendėsh, ndėrsa nė moshėn 14-vjeēare edhe tė gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilin libėr qė e lexonte dy herė, mund ta pėrsėriste fjalė pėr fjalė. Moxarti qė nė moshėn 14-vjeēare, nė kishėn e Shėn Pjetrit nė Romė, mbante mend gjatė kohės sė interpretimit gjithė muzikėn e njė muzikanti tė madh, notat e sė cilės ruheshin nė fshehtėsi. Indiania, Shakuntala Devi ishte pėr gjashtė sekonda mė e shpejtė se kompjuteri nė zgjidhjen e njė problemi tė ndėrlikuar matematikor (ėshtė fjala pėr vitet 80) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe nė dy pjesė: e majta dhe e djathta, kėshtu qė secila anė e trurit kontrollon pjesėn e kundėrt tė trupit: pra, nė qoftė se dėmtohet ana e majtė e trurit, pėson paralizė pjesa e djathtė e trupit dhe anasjelltas.

Kėrkimet mė tė reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn, japin dritė mė tepėr nė aktivitetin e kėtyre dy pjesėve tė trurit. Pjesa e majtė e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikėn, logjikėn, analizėn etj., ndėrsa pjesa e djathtė drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikėn, ritmin, fantazinė etj.

Sipas Ornshtajn-it, njerėzit qė janė mėsuar ta shfrytėzojnė njėrėn anė tė trurit, e kanė vėshtirė ta shfrytėzojnė edhe pjesėn tjetėr. Ėshtė interesante se kur njėra anė e trurit dėmtohet, atėherė e gjithė forca kalon nė anėn tjetėr. Por nė qoftė se shfrytėzohen tė dy pjesėt e trurit, shumėfishohet aftėsia deri nė gjenialitet.

Hulumtimet tek njerėzit, tė cilėt zakonisht konsiderohen artistė ose shkencėtarė tė mėdhenj dhe supozohet se kanė shfrytėzuar te dy pjesėt e trurit, japin kėto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencėtari mė i madh i kohės sė vet. Ai nuk ishte vetėm matematikan apo fizikan, por edhe ėndėrrues i madh, i cili pėr ėndėrrimet gati sa nuk u pėrjashtua nga kolegji. Sipas fjalėve tė tij, Teorinė e relativitetit nuk e zbuloi, duke punuar nė tavolinė, por i shtrirė, duke shikuar diellin me sy gjysmė tė mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nėpėr qepalla, oscilonin duke u shpėrndarė nė mijėra rrezatime tė imėta. Ajnshtajni pyeti veten se si do tė dukej udhėtimi nė njė nga ato rreze tė diellit. Kėshtu, fantazia e ēoi deri nė atė vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte tė shkonte, por imagjinata (ana e djathtė e trurit) dhe njohuritė shkencore (ana e majtė e trurit) e ēuan atė deri te zbulimi mė i rėndėsishėm i tė gjitha kohėrave - Teoria e Relativitetit.

Pikaso, njė ndėr piktorėt mė tė njohur tė kohės sė sonė, tregon se nė mėnyrė matematikore dhe gjeometrike e ka pėrshkruar atė qė ka dashur ta punojė, duke paraqitur me detaje marrėdhėniet specifike, tė cilat ka pretenduar t'i krijojė me ngjyrė, formė dhe vijė.

Ndoshta rasti mė i mirė pėr ilustrimin e forcės sė pėrbashkėt tė dy pjesėve tė trurit do tė ishte Leonardo da Vinēi, njė ndėr kokat mė kreative tė tė gjitha kohėrave, i cili ishte: matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se Leonardo me njėrėn dorė ka vizatuar, ndėrsa me tjetrėn ka shkruar shėnimet e tij. Ekspertėt qė janė marrė me punimet e Leonardos, thonė se pėr t'i pėrmbledhur tė gjitha punimet e tij, njė njeriu i duhet 40 vite punė e pandėrprerė, nga tetė orė nė ditė dhe atė, me njėrėn dorė tė shkruaj, ndėrsa me tjetrėn tė vizatojė.

Siē pamė edhe mė lart, kapaciteti i trurit ėshtė i pakufishėm. Sa ėshtė i pakufishėm aq ėshtė edhe i pazbuluar dhe misterioz ose me fjalė tė tjera, truri ėshtė i vetmi organ qė studion vetveten.

Konsiderohet se truri ėshtė njė ndėr krijesat mė tė ndėrlikuara dhe mė tė ēuditshme tė natyrės nė tokė dhe se ėshtė fare pak i shfrytėzuar. Sipas Prof. Toni Bizen, trurin e kemi nė funksion vetėm 1%, ndėrsa Karl Shishar jep mendimin se vetėm 10% e trurit shfrytėzohet, kurse pjesa tjetėr (90%) ėshtė njė gjigant i fjetur. Ndėrsa sipas njohurive mė tė reja, supozohet se ne shfrytėzojmė vetėm 4% nga numri i pėrgjithshėm i qelizave nervore.

Nga gjithė kjo qė u tha, del se truri posedon kapacitet tė pamatur, tė cilin asnjė tru elektronik, sė paku deri mė sot, nuk mund ta arrijė. Ai mund tė pranoj (teorikisht) deri nė 10 15% tė mendimeve. Se sa ėshtė mundėsia e pamatur e pranimit tė informacioneve mund ta kuptojmė vetėm pėrmes rrugės sė krahasimit figurativ. Pėr t'u numėruar kjo madhėsi e informacioneve, njė njeriu i duhen 30 milion vjet punė tė pandėrprerė, ditė e natė, me shpejtėsi: njė informacion pėr njė sekondė; ose nėse e paramendojmė se secila pjesė e mendimeve ose ēdo informacion ėshtė nė madhėsinė e njė kokrre gruri, atėherė kjo masė e pamatur e grurit do tė mund tė vendosej nė njė depo, e cila do tė kishte lartėsinė 3 metra, gjerėsinė 5 metra dhe gjatėsinė 4500 km.

Nė koren e trurit, mendohet se ekzistojnė rreth 15 miliard qeliza, tė cilat po tė vendosen nė njė varg tė pandėrprerė, do tė formonin gjatėsinė rreth 100.000 km.

Se si funksionojnė ato qeliza nė tru, me biliona lidhjesh mes tyre ndoshta kurrė nuk do tė zbulohet.

Historia e zhvillimi i trurit

Siē e pamė edhe mė lart, truri ka tėrhequr vėmendjen e njeriut qė nga lashtėsia. Sipas shėnimeve historike, truri pėr herė tė parė pėrmendet nė njė papirus, tė cilin historianėt e mjekėsisė e konsiderojnė si librin mė tė vjetėr mjekėsor nė botė.

Ky papirus edhe u emėrtua si "Papirus Edvin Smith", sipas emrit tė personit, i cili e gjeti nė Ksar (Egjipt) mė 1862. Supozohet se ėshtė shkruar rreth vitit 1700 p. e. s. (1200 vjet para Hipokratit, babait tė mjekėsisė, nė formulėn e tė cilit edhe sot e kėsaj dite betohen mjekėt e rinj para se ta fillojnė kėtė profesion).

Truri pėrmendet edhe tek grekėt e vjetėr, si tek Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por edhe mė vonė, nė shkollėn e Alkesandriesė, 335 - 285 p. e .s., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati, filluan tė merren nė mėnyrė sistematike me trurin dhe qė atėherė zbulimet pėr trurin pėrparojnė ngadalė nėpėr shekuj deri nė ditėt tona.

Pėrsosja e pjesėve tė posaēme tė trurit, tek organizmat shtazorė gjatė evolucionit, vėshtirė mund tė shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave organike ka filluar mjaft herėt, qė nė kohėn kur janė formuar organizmat njėqelizorė.

Mund tė thuhet se tek shqisat organike ekziston njė substancė, e cila ka rolin e baterisė pėr shndėrrimin e rrezeve tė marra nė energji elektrike me forcė tė ulėt. Tė gjitha kėrkimet pėr sistemin e komunikimit nėpėrmjet sinjaleve biologjike (impulseve) te organizmat shtazorė, vėrtetojnė se komunikimi kryhet posaēėrisht nėpėrmjet impulseve bioelektrike. Pėrshtypjet e jashtme mbarten nėpėrmjet shqisave (nė formė fotografish) nė qendrat pėrkatėse, ku njė pjesė e tyre mbeten pėrgjithmonė lidhje biokimike. Pra, shqisat, jo vetėm tė njeriut, por edhe tė shumė gjallesave tjera, nuk janė gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesėn organizmat shtazorė nuk do tė bėnin shumė dallime. Ato nuk do e dinin kė e kanė mik e kė armik; nuk do tė mund tė kryenin zgjedhjen e ushqimit; nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht, ato do tė silleshin nė mėnyrė shumė instinktive.

Sipas shumė eksperimenteve me shtazė, tė cilave u ėshtė hequr truri i madh, ėshtė vėnė re se ato shtazė kanė treguar sjellje shumė tė pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund tė lėvizė shumė mirė, por nuk i njeh armiqtė e vet. Pėllumbi, pa trurin e madh, qėndron pa lėvizur si nje mumje, pra nuk tregon asnjė interes pėr ndodhitė qė zhvillohen rreth tij. Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikėn. Majmuni pa trurin e madh, nuk posedon kujtesė ose inteligjencė dhe jeton deri nė tri javė. Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanė sjellje gati normale. Kurse, fėmija pa trurin e madh, nė njė rast ka jetuar tri vjet e nėntė muaj, edhe pse nuk e ka njohur nėnėn e vet dhe nuk ka mundur tė mėsojė asgjė.

Ndėrsa tek njeriu, gjatė eksperimentimeve, kemi kėto rezultate: Ērregullimi i funksionit tė trurit tė vogėl ka si pasojė jostabilitetin e theksuar gjatė qėndrimit me sy hapur, luhatet tepėr, ėshtė jostabil, kurse symbyllur rrėzohet. Te ērregullimet apo ngacmimet e trurit tė mesėm, shkaktohet humbja e ndjenjės mekanike, termike, akustike, optike ose shkaktohet ndjeshmėria e tepruar (hiperstezia). Ērregullimi i trurit tė madh, respektivisht i kores sė trurit, mund tė shkaktojė humbjen e plotė tė kujtesės ose tė shkaktojė rritjen maksimale tė saj.

Neokirurgu nga SHBA, Dr. Wait, arriti i pari tė izolojė trurin. Mbi 100 tru tė majmunėve, Wait-i arriti t'i ndajė nga kafka dhe t'i largojė nga truri dhe pėr orė tė tėra t'i mbajė nė jetė. Ndėrsa tre shkencėtarė japonezė (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritėn qė disa tru macesh t'i ngrijnė deri nė -20ŗ C, t'i ruajnė nė frigorifer me ngrirje tė thellė dhe prapė t'i ringjallin. Kur arritėn ta ndajnė trurin nga trupi, atėherė lindi edhe ideja pėr mundėsinė e shartimit tė trurit. Dr. Wait-i arriti i pari ta realizojė kėtė eksperiment qė nė vitin 1965 nėpėrmjet transplantimit tė trurit tė qenit. Prapė lindi pyetja: a mund tė bėhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotė se ai nuk do e bėjė i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a ėshtė kjo e drejtė apo jo.

Shkaqet e zhvillimit tė trurit nuk mund tė jenė vetėm dėshirat dhe aktivitetet e qenieve tė gjalla. Kushti, pothuajse kryesor pėr zhvillimin e trurit, ėshtė ambienti natyror, nė tė cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janė faktorė, nga tė cilėt varet edhe zhvillimi i shpejtė ose i ngadaltė i trurit. Duhet tė theksojmė se, inteligjenca trashėgohet nga paraardhėsit nė masė shumė tė vogėl, prandaj ajo arrihet dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatė gjithė jetės. Pra, me tė drejtė fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumė ligje tė funksionimit tė trurit, e quajti atė "top magjik" dhe konsideroi se truri do tė mbetet fshehtėsia e natyrės, e cila e fundit do t'i zbulohet njerėzimit.

Pėrgatiti:

SERAFINA BERBATOVCI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

TRURI "KY TOP MAGJIK" Empty
MesazhTitulli: Re: TRURI "KY TOP MAGJIK"   TRURI "KY TOP MAGJIK" Icon_minitimeThu Jul 02, 2009 9:56 pm

flm serafina berbatovci per informaten
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
TRURI "KY TOP MAGJIK"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuron shokun me te ngusht, po si t'ia thuash fjalen""TE DUA""
» A mendoni se "NINI" te te jet serial me i mire se "FLORICIENTA"
» seriali ""traicion""!!!!
» te fshish kujtimet e frikshme nga truri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: