Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…) Empty
MesazhTitulli: Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…)   Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…) Icon_minitimeSat Jul 25, 2009 10:45 pm

Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…) Sistemi_me_i_ri_ekzoplanetar_ndoshta


Duke perdorur teleskopin Spitzer, nje ekip astronomesh ka zbuluar ndoshta systemin planetar me te ri te njohur ndonjehere. Emri i tij eshte: UX Tau A. I ndodhura ne yjesine e Demit, rreth 450 vite-drite larg nesh, yjet T Tauri jane shume te reja, zakonisht kane nje moshe prej 10 milion vitesh (shume pak nese krahasohen me Diellin tone).

Shume prej tyre jane te rrethuara nga disqe te gazte dhe mendohet se ne etapat e para te jetes se tij, Dielli yne duhet t’ju ngjante shume.
Dhenia e celesave te origjines sone eshte nje prej qellimeve te ndertimit te teleskopit hapesinor Spitzer, dhe per kete arsye edhe Katerine Espajat (Catherine Espaillat), nje studente ne teze e Universitetit te Miciganit, ka vendosur se bashku me dr. Nuria Calvet dhe koleget e saj te studiojne me afer keto yje.

Keta kerkues jane bazuar se tepermi mbi dy yjet UX Tau A dhe LkCa 15. Ne ndryshim nga dielli yne, keto yje nuk prodhojne akoma energji nga reaksionet termoberthamore de bashkimit (fuzionit) te heliumit me hidrogjenin. Per shkak te moshes se re keto yje prodhojne energji nga proceset kontrkatimit gravitacional, procese te teorizuara per here te pare nga Kelvin dhe Helmholc (Helmholtz) ne shekullin e XIX.
Duke studiuar spektrin infratekuq te ketyre yjeve, kerkuesit arriten te zbulojne se rreth yllit UX Tau A, perqendrimi i diskut te pluhurt nga i cili do te prodhohen me pas planete eshte shume here me pak i dendur se ne periferi.

Ky eshte nje proces qe normalisht ndodh tek te gjitha yjet e tipit te UX Tau A, te cilit duke qene me te shndritshme se Dielli yne tentojne te “shtyjne” rreth periferise rene e pluhurit nepermjet radiacioneve te cliruara. Megjithate ne kete rast edhe pse zona rreth yllit eshte shume here me pak e dendur ne pluhur se periferia, ne kete zone vazhdon te kete nje disk te ngjeshur materieje. Pra procesi i avullimit te materies nga radiacionet e cliruara prej yllit nuk mund te kete ndodhur.

Rasti me i mundshem eshte ekzistenca e te pakten nje planeti qe eshte duke u formuar,dhe qe ka arritur nje madhesi te tille sa per te terhequr rreth vetes nje sasi te mire te gazit dhe pluhurit te ndodhur ne orbiten ku kalon. Rreth yllit mund te orbitojne edhe trupa te tjere te ngurte me nje diameter nga 5 deri ne 10 km, dhe me nje mase prej 1000 miliard tonesh.

Nese prezenca e nje ose disa planetesh rreth UX Tau A, do te vertetohej ne te ardhmen, dhe duke qene se sipas teorise se evolucionit te yjeve, ylli UX Tau A ke nje moshe prej rreth nje milion vitesh, ne kete rast do te kishim te benim me sistemin ekzoplanetar me ri te njohur deri me sot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sistemi me i ri ekzoplanetar (ndoshta…)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sistemi Diellor
» Sistemi Diellor
» Sistemi diellor
» Sistemi diellor
» Sistemi imun mbron kancerin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: