Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Toka, skenarėt e shkatėrrimit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Toka, skenarėt e shkatėrrimit Empty
MesazhTitulli: Toka, skenarėt e shkatėrrimit   Toka, skenarėt e shkatėrrimit Icon_minitimeSat Jul 25, 2009 11:19 pm

Ndryshimet klimaterike dhe turizmi po vėnė nė rrezik gjithnjė e mė shumė planetin. Ndryshimet klimaterike dhe turizmi nė masė mund tė ēojnė nė shkatėrrimin e disa prej vendeve mė tė bukura tė Tokės. Faktin nė fjalė e denoncon njė studim i "Future of World Travel", e mandatuar nga "Churchill Insurance" dhe publikuar nė Britaninė e Madhe.

Sipas kėtij kėrkimi, nė vendet e Mesdheut nxehja e tepėrt e planetit mund tė modifikojė klimėn deri nė atė pikė sa tė rikrijojė nė disa rajone tė Spanjės dhe nė Juglindje tė saj, zona tė pėrshtatshme pėr mushkonjat anofele, me rrezikun e pėrhapjes sė malaries. Problemet janė shumė tė mėdha dhe kėto vihen re edhe nė Itali, ku zona mė e rrezikshme ėshtė Toskana dhe ajo bregdetare, qė janė njė teatėr gjithnjė e mė shumė nė rritje tė zjarreve tė papritura nga temperaturat e larta. Tė njėjtin rrezik ka edhe Greqia, ku raporti parashikon njė rritje tė ndjeshme tė vdekjeve, pėr shkak tė rritjes sė madhe tė temperaturave gjatė muajve tė verės.

Nė Athinė, pėr shembull, Akropoli mund tė pėsojė dėme pėr shkak tė turizmit, njė fenomen qė ėshtė i destinuar tė pėrziejė edhe fizionominė e bregdetit dalmat nė Kroaci, ku invazioni i turizmit nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm do tė jetė pėrgjegjėsi indirekt i njė bumi nė konstruksionin e hotelerisė, e cila shpeshherė ėshtė e egėr dhe e pakontrollueshme. Ndotja mund t‘i shkaktojė dėme tė pariparueshme katedrales sė Kėlnit, nė Gjermani, e cila qė tani konsiderohet nė rrezik, por kontinenti aziatik ėshtė ai qė rrezikon mė shumė, pėr shkak tė erozionit tė provokuar nga rritja e temperaturave dhe niveli i deteve e oqeaneve. Barrierat koralore tė Taj, nė arkipelagun e Maldive, mund tė dėmtojnė rėndė ujėrat qė shkaktojnė turbullime tė shumta, siē edhe ka ndodhur nė tė vėrtetė. I njėjti fenomen rrezikon tė godasė edhe Australinė, ku dėmet e barrierave koralore janė parashikuar edhe pėr shkak tė rritjes sė trafikut tė anijeve.

Dėme nė bregdet dhe erozion mund tė pėsojnė edhe plazhet nė Goa tė Indisė, tė provokuara kėtė herė nga ciklonet gjithnjė e mė tė shpeshta, ashtu si edhe nė Amerikė, ku pėr shkak tė uraganeve janė nė rrezik Everglades, njė ekosistem i kėnetave, liqeneve dhe rėrės sė lėvizshme, unike nė tė gjithė botėn edhe pėr bimėsinė dhe kafshėt. Pas pak vitesh, mė saktė rreth vitit 2020, nė luginėn Kathmandu, nė Nepal, rrezikohet qė fluksi i turistėve tė zhduket fare. Do tė jetė e domosdoshme qė tė vendoset njė limit pėr numrin e vizitorėve dhe tė stabilizohet njė masė fikse, e cila do tė evitonte mbushjen e tepėrt, qė me kalimin e kohės mund tė krijonte edhe rrezikun e ndotjes sė ambientit.

E njėjta gjė ėshtė vėnė re edhe nė Peru, nė qytetin Machu Picchu. David Viner, njė nga klimatorologėt mė tė njohur nė Mbretėrinė e Bashkuar, nė njė intervistė pėr "Indipendent", thotė se ndryshimet kanė filluar dhe janė tė destinuara qė me kalimin e kohės tė shkaktojnė modifikime tė thella, nė tendencėn e fluksit tė turistėve, duke parė qė temperaturat e shėnuara nė vitin 2080, nė Gjermani dhe Britaninė e Madhe do jenė ato qė regjistrohen sot nė vendet e Mesdheut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Toka, skenarėt e shkatėrrimit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Toka dhe universi
» TOKA FLET!!!!!!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: