Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Bleona Qereti ,jeta ime e re!

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Bleona Qereti ,jeta ime e re! Empty
MesazhTitulli: Bleona Qereti ,jeta ime e re!   Bleona Qereti ,jeta ime e re! Icon_minitimeTue Jun 30, 2009 10:21 pm

Njė look “ujė dhe sapun” aspak i ngjashėm me tė parin, njė mėnyrė tjetėr jetese prej modelesh, njė album nė anglisht, njė set fotosh prej star-i tė vėrtetė, njė tur i pėrhershėm koncertesh nėpėr Evropė. Dhe qershia mbi tortė: e para kėngėtare shqiptare, kėngėt e sė cilės mund tė gjenden nė iTunes. Ja, kėto kanė ndodhur qė kur Bleona Qerreti u nis drejt Amerikės pėr tė filluar njė jetė tė re.

Bleona Qereti ,jeta ime e re! Normal_DSC_0035

Klaudeta Skėnderasi

Ora ėshtė 17.03 dhe Bleona nga ana tjetėr e telefonit tė pėrshėndet “Mirėmėngjes”. Sigurisht, sistemi i orėve nga Amerika nė Shqipėri ndryshon… vetėm se, nė fakt, ajo as qė ėshtė fare nė Amerikė. Ndodhet pikėrisht nė shtėpinė e prindėrve tė saj nė Tiranė. Por meqė edhe atėherė kur ajo vjen pėr “pushime” nė Shqipėri (pushime u thėnēin), regjimin e ditės dhe natės e ka gjithmonė tė pėrcaktuar nga koncertet, ora pesė e pasdites pėrkon ekzaktėsisht me mėngjesin e saj.

Aha, ja si qenka puna! Domethėnė ka rėnė rehat, po jeton jetė tė lumtur me Ganin dhe po shijon ditė tė qeta, si njė grua e martuar qė tani ka tė tjera prioritete: shtėpi, familje, fėmijė.

Por nė fakt nuk ėshtė aspak kėshtu. Bleona, jo vetėm qė s’ka ndėrmend tė heqė dorė nga karriera e saj muzikore, por tani ka ca plane tė guximshme: tė ndėrtojė njė karrierė 100 pėr qind amerikane. E pėr t’ia arritur kėsaj ėshtė gati tė bėjė gjithēka. Domethėnė t’i nėnshtrohet rregullave tė njė jetese krejt ndryshe. Sepse qė tė arrijė tė depėrtojė nė tregun muzikor amerikan, Bleona e di mė mirė se kushdo se fjala “sakrificė” nuk mjafton. Ndaj edhe i ka vendosur vetes rregulla tė reja, qė fillojnė qė me pamjen e jashtme. “Nė Amerikė nuk ėshtė si nė Shqipėri: pi njė kafe e bėj llafe, aty ėshtė: merr njė kafe nė dorė e bėj ndonjė punė. Nėse ata vendosin qė tė merren me ty, do tė thotė se ti duhet t’u nėnshtrohesh rregullave tė tyre. Nėse ti del para njė producenti e kuruar deri nė detaj, ai nuk ka se ē’tė bėjė me ty. Ai duhet tė tė pėrpunojė sipas mėnyrės sė vet. Aty gjėrat jonatyrale nuk pranohen. Nė Amerikė ka njė tjetėr nivel, tė cilin ti mund ta arrish vetėm nėse je e zgjuar”, fillon e rrėfen Bleona, teksa rrufit njė filxhan kafe qė mami Oli ia ka bėrė gati qė para se ajo tė zgjohej. Po cilat janė rregullat?

E para: s’ka thonj tė gjatė e tė lyer me smalt tė kuq, rozė a portokalli.

E dyta: s’ka flokė extension, tė lyer nė ngjyrė qershie a tė verdha, apo me fije.

E treta: s’ka asnjė grimė make-up. Lėkura duhet tė jetė e pastėr.

E katėrta: s’ka fustane me xixa, sandale me taka 12 cm, dekolte apo mini; vetėm tuta dhe atlete.

E pesta: pėrqindja e yndyrės nė trup nuk duhet tė jetė mė shumė se 18%.

Domethėnė i bie qė tė bėsh ca palestėr dhe tė mos ia varėsh fare pamjes sė jashtme, siē bėjnė tė gjitha amerikanet. Qenka e thjeshtė! “Aspak, – tė kundėrshton Bleona. – Kjo nuk do tė thotė tė lėsh veten pas dore. Do tė thotė qė ti tė kesh vėrtet thonj tė shkurtėr, por tė superkuruar, njė lėkurė pa grim, por gati transparente; po pate njė puēėrr, mė mirė atė ditė mos i dil pėrpara producentit. Flokė ngjyrė kafe, por qė tė shndritin nga shėndeti. Ti nuk duhet tė jesh e dobėt, ti duhet tė jesh nė formė. Duhet tė hash ushqime tė shėndetshme, pėr shembull, nė vend tė orizit tė bardhė duhet tė hash orizin kaf”. Pra, ca zakone tė reja qė ia kanė ndryshuar tėrėsisht tė pėrditshmen. Njė jetė qė nuk ngjan asfare me atė qė ka lėnė pas nė Shqipėri, kur paraditet shtyheshin me kafe dhe thashetheme. Aty dita fillon e mbaron katėrcipėrisht ndryshe. “Nė mėngjes herėt kam orarin e fitness-it me trajnerin tim personal. Pastaj kam seancėn e pėrditshme tė kantos dhe mė pas tė baletit. Pastaj mė duhet tė gjendem nė studion muzikore pėr tė parė se si po ecėn albumi nė anglisht, pėr realizimin tė cilit kam kohė qė kam filluar tė punoj. Dhe tė gjitha kėto janė nė distancė shumė tė largėt nga njėra-tjetra, sepse aty nuk ėshtė si tė shkosh nga Zogu i Zi tek Tirana e Re”.

Dhe tė gjitha kėto ndodhin gjatė javės; fundjava e gjen… as mos t’ju shkojė mendja pėr ndonjė plazh a mal. “Qė tė premten marr avionin pėr nė Evropė, ku kam koncertin e radhės. E shtuna mund tė mė gjejė nė Gjenevė ose nė Shqipėri, e diela nė Londėr ose nė Kosovė, e hėna sėrish nė Detroit”. Njė javė e gjitha e kaluar me njė frymė. Po atėherė ē’ngelet pėr jetėn martesore, pėr shtėpinė, pėr Ganin? Sepse, mesa ne dimė, Bleona u nis drejt Amerikės sepse aty ndodhet dashuria e saj. Vetėm se ajo nuk ėshtė nga ato qė mjaftohet me kaq. “Arsyeja qė unė zgjodha Ganin nuk ishte sepse ai ėshtė njė djalė i bukur, por sepse di tė mė kuptojė. Ai nuk ėshtė nga ata qė duan gruan tradicionale, nuk ėshtė nga ata burra qė tė merr nė telefon e tė thotė “po vij unė, a ėshtė dreka gati?”. Mė ndihmon shumė. Ka raste qė e merr ai nė dorė kuzhinėn. Por sigurisht qė unė jam zonja e shtėpisė dhe mė duhet tė bėj edhe gjėra tė tilla si tė pastroj shtėpinė, tė laj rrobat, gjėra qė unė, sigurisht, i bėj, po vetėm se kėto ndodhin sipas njė ritmi tjetėr. Pėr shembull, pastroj dhe gatuaj nė orėn tre tė natės, pasi kam mbaruar tė gjitha aktivitetet e tjera tė ditės. Por kohėt e fundit jemi tė dy nė dietė dhe zgjedhim tė hamė jashtė ushqime organike”.

Nuk ėshtė mė koha kur jetonte vetėm me prindėrit nė Tiranė. Aty nuk ėshtė vajza e pėrkėdhelur e familjes Qerreti. Aty ėshtė nuse dhe ka pranė njė tjetėr familje, atė tė bashkėshortit (sigurisht qė ėshtė bashkėshorti, sepse Bleona dhe Gani janė tė martuar ligjėrisht. Sa pėr dasmėn e famshme, qė Bleona e shtyu pėr hir tė koncerteve: “Do ta bėjmė kur tė na bėhet mbarė. Kjo periudhė mė ka ndihmuar qė tė lidhem mė shumė me familjen e Ganit. Kam njė marrėdhėnie tė shkėlqyer me Verėn, motrėn e tij, tė cilėn mė shumė se kunatė e kam shoqe. Njė orė nė ditė e kaloj me tė. E sigurisht qė gjej kohėn pėr tė kaluar me Ganin ose tė bėj gjėrat qė atė e bėjnė tė lumtur”. Te kjo lumturia e Ganit mos mendoni ndonjė darkė nėn dritėn e qirinjve. Njė djalė i ēmendur pas makinave ka tė tjera shije. Tė lumtur mund ta bėjė edhe njė vrap i Bleonės deri tek fabrika nė mes tė shiut pėr tė marrė dritat pėr makinėn qė ai po ndėrton vetė. Apo gjėra tė tjera tė vogla qė pėr tė dy janė shumė domethėnėse, siē ndodh me tė gjithė ēiftet e sapomartuar, por qė bėhen vetėm kur Bleona ka pakėz kohė tė lirė, kur nuk ka koncerte, as fitness, as kanto, as regjistrim kėngėsh, as takime me producentė e kompozitorė.

Po a ia vlejnė tė gjitha kėto? A ia vlen gjithė ai pėrkushtim? Gjithė ajo javė e ngarkuar, qė nuk e lė as tė marrė frymė e qė ajo e ka shkėmbyer me njė jetė tė qetė prej princeshe? Pastaj tė gjithė e dimė qė nė Amerikė nuk ta shtron njeri me lule. Ja qė pėr tė ia ka vlejtur. Shumica mund tė mendojnė se kėto janė veēse ėndrra me sy hapur, por ja qė ajo ka nisur ta ndiejė shijen e mirė tė njė karriere prej pėrtej detit. Nuk e besoni? Eh, nė fillim edhe neve na u duk e vėshtirė pėr t’u besuar, por Bleona ka se ē’tė tė tregojė pėr tė tė bindur.

Ka realizuar njė set fotografish me njė nga fotografėt mė tė njohur tė Amerikės me origjinė shqiptare, Emin Kadi, i cili ka punuar me 9 mijė modele dhe ka nė pronėsi revistėn “Clear Magazine”. “Nga puna me Eminin, kam mėsuar vėrtet shumė gjėra. Kam qenė pjesė e njė pune profesionistėsh. Ka harxhuar kohė me mua, por edhe mė ka krijuar ca lidhje shumė tė rėndėsishme. Ai ėshtė nga ata fotografė, qė edhe kur nuk je e bukur, tė bėn tė dukesh e bukur”. Me Bleonėn, me siguri s’ka pasur pse ta bėjė njė gjė tė tillė. Por, qė duket ndryshe, duket!

Sigurisht qė fotot shėrbejnė si korniza e asaj qė vjen mė pas. Albumi nė anglisht ėshtė thuajse gati. “Pėr kėtė album kam bashkėpunuar me Courtis Bonne, i cili ka bėrė kėngė pėr Aretha Franklin dhe Anita Baker. Kėnga qė ka realizuar pėr mua titullohet “Hottness”, njė kėngė alla Beyonce. Pjesėn tjetėr tė albumit jam duke e realizuar me Devine Evans, qė ka kompozuar kėngė pėr albumin e parafundit tė Mary J. Blige dhe pėr albumin “Blackout” tė Britney Spears”.

Por qershia mbi tortė ėshtė ajo qė deri mė tani asnjė kėngėtar shqiptar nuk ka mundur ta arrijė. Nė fund tė qershorit, tre nga kėngėt e Bleonės do tė mund t’i dėgjoni nė dyqanin mė tė madh muzikor online, iTunes. “Sipas kontratės qė studioja ime ka nėnshkruar me iTunes, do tė jenė tre nga kėngėt e mia qė do tė keni mundėsi t’i dėgjoni nė fund tė qershorit. Kjo i bėn gjėrat shumė mė tė thjeshta, sepse nė momentin qė takon njė producent, mjafton ta adresosh nė iTunes dhe aty ai mund tė gjejė kėngėn e tė vlerėsojė punėn tėnde”. Por mos mendoni se pėr Bleonėn mbaron me kaq. Bleona ngelet Bleona, qė nuk kėnaqet kurrė, qė edhe kur arrin njė gjė, kėrkon shpejt e shpejt njė tjetėr. “Fakti qė kam arritur kėtu nuk do tė thotė se kėtej e tutje do tė neglizhoj punėn time tė pėrhershme; do vazhdoj tė jem e pranishme nėpėr koncerte nė Evropė, Kosovė e Shqipėri. Madje tre muajt e verės do tė jem nė Tiranė”. Do tė kėrkojė “leje” edhe kėtė radhė nė familjen e saj tė re, ashtu siē ka bėrė pėr katėr vjet me radhė. Po ku i thuhet dot “jo” Bleonės!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Bleona Qereti ,jeta ime e re! Empty
MesazhTitulli: Re: Bleona Qereti ,jeta ime e re!   Bleona Qereti ,jeta ime e re! Icon_minitimeTue Jun 30, 2009 11:48 pm

hhee..e lumja bleki ,,thnx
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Bleona Qereti ,jeta ime e re! Empty
MesazhTitulli: Re: Bleona Qereti ,jeta ime e re!   Bleona Qereti ,jeta ime e re! Icon_minitimeWed Jul 01, 2009 9:47 pm

sps libon
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Bleona Qereti ,jeta ime e re! Empty
MesazhTitulli: Re: Bleona Qereti ,jeta ime e re!   Bleona Qereti ,jeta ime e re! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bleona Qereti ,jeta ime e re!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bleona Qereti - Kengetarja me Seksi ne Shqipe 2009
» BLEONA mE miliarderin rahr
» jeta e re e erjoles
» Jeta e hidhur apo Vi....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: