Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 Manjola: Familja ime, perandoria ime

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

Manjola: Familja ime, perandoria ime Empty
MesazhTitulli: Manjola: Familja ime, perandoria ime   Manjola: Familja ime, perandoria ime Icon_minitimeMon Aug 10, 2009 12:04 am

Manjola: Familja ime, perandoria ime
Shtėpia ėshtė mbretėria e saj. Jo vetėm se nuk ėshtė natyrė shumė sociale dhe nuk e tėrheqin bisedat e gjata nė kafene. Por edhe sepse gjithēka nė shtėpi e ka bėrė vetė, sipas shijeve tė saj, duke krijuar kėsisoj, mjedisin qė i pėlqen. Sokoli s’i ka ndėrhyrė. Ėshtė burri tipik indiferent ndaj kėtyre gjėrave, qė preferon ti lėrė dorė tė lirė gruas. Kjo e fundit, si njė mėnyrė pėr t’u pėrkėdhelur, i ankohet ndonjėherė tė shoqit pėr indiferencėn e tij nė dhėnien e mendimeve pėr tė arreduar banesėn. Por e vėrteta ėshtė se asaj i pėlqen indiferenca e Sokolit nė kėtė rast, qė e lė atė vendimmarrėsen e vetme. Dhe rezultati ka qenė optimal. Shtėpia ėshtė shumė e kėndshme (nuk mungojnė as reliket qė Manjola ka sjellė me vete nga tė gjitha udhėtimet e saj nė vende tė ndryshme tė botės, qė i evokojnė shijet e atyre vendeve), dhe veēanėrisht ballkoni i hapėsirshėm, nė njė pikė tė lartė tė lagjes sė bllokut, prej nga zotėrohet njė pjesė e mirė e zonės rretherrotull, i pėrmbytur nga lulet, kujdesin ndaj tė cilėve, Manjola nuk pėrton kurrė ta bėjė. Ja pse, ajo preferon ta pijė kafen nė tarracėn e saj, mė shumė sesa nė kafene, pa iu “ngatėrruar” madje, as kafepirjeve, nė barin poshtė pallatit, tė Sokolit me Sindin...
Zilja e celularit i shpėrqendron vėmendjen. I pėrgjigjet thirrjes dhe rrudh ballin aty pėr aty. Sindi, nga ana tjetėr e linjės, qan: “Mami, dua tė vish tė mė marrėsh, tani, menjėherė’. E vogla s’ėshtė mė shumė se 5 vjeē e gjysmė, tekanjoze domosdo. Ajo vetė kish qenė, qė rreth njė orė mė parė i kish kėrkuar tė ėmės, ta ēonte te gjyshja. Siē fėmijėt rėndom e bėjnė njė kėrkesė tė tillė. Por mesa duket, kish ndėrruar mendje shpejt dhe donte tė kthehej nė shtėpi...

“Po shpirt, erdha”, pėrgjigjet Manjola Nallbani, tashmė duke buzėqeshur. Trembja e ēastit tė parė i ka kaluar, me tė marrė vesh pse qante e bija. Fundja, ėshtė mėsuar me tekat e mė tė voglės sė shtėpisė. I telefonon tė shoqit qė ta kryejė ai “detyrėn” ndaj Sindit dhe vazhdon bisedėn. Do tė kthehet nė shtėpi pak mė vonė, por jo shumė vonė, sepse meqė
ėshtė e premte, do tė dalin tė gjithė sė bashku pėr njė drekė. Ajo, Sokoli, Megi dhe Sindi 5- vjeēare, qė kėmbėngul atė mesditė, tė mos rrijė mė gjatė nė shtėpinė e gjyshes.

Nuk ėshtė Manjola e skenės, atyre ēasteve. Ėshtė gruaja dhe nėna e dy vajzave qė po rrėfen me tė gjithė qenien e saj pėr to. Sigurisht, nė kornizimin e pamjes asgjė nuk ndryshon. Ose, mė saktė, pothuaj asgjė. E trukuar me kujdes, e krehur (flokėt prej shumė kohėsh vazhdojnė tė jenė tė verdha, tė zgjatura deri nė bel), me njė fustan xhins qė i lejon tė duken linjat e pėrkryera tė gruas, edhe pse 40-vjeēare, dhe njė palė sandale tejet verore, me ngjyra tė theksuara e tė larta. Bizhuteritė janė vetėm njė palė vėthė tė florinjtė, qė ngatėrrohen herė pas here me flokėt e gjatė dhe dy unaza. Asgjė mė shumė. Ka tė ngjarė qė, askush nuk ka pasur rastin ta shohė Manjola Nallbanin me njė pamje tė shkujdesur. Sepse nė siluetėn e saj asgjė, pothuaj asnjėherė nuk i shpėton syrit vigjilent qė e vėzhgon pėrmes pasqyrės, nė momentin e fundit, para se tė mbyllė pas vetes derėn e apartamentit e tė dalė nė rrugė. Ėshtė e bindur mandej, pėrmasa publike qė ka, ia imponon edhe kujdesin pėr pamjen. Por kjo, nuk nėnkupton se ėshtė e tėra, sy e veshė, nė dispozicion tė figurės sė jashtme... Aspak, sepse ajo pjesė e saj qė ka tė bėjė me shtėpinė, familjen, veēanėrisht me vajzat, ėshtė ēka pėrthith pėrqendrimin kryesor tė vėmendjes sė Manjola Nallbanit.

Nuk ėshtė aspak e tepėrt tė thuhet se kėngėtarja e suksesshme e skenės shqiptare, ėshtė nėna ideale e fėmijėve tė saj. Nuk ngurron tė jetė vetėsakrifikuese, sidomos sa herė bėhet fjalė pėr vajzat, Megin 16-vjeēare dhe Sindin e vogėl. Nė kėto raste gjithēka tjetėr vjen e dyta nė listė. Sigurisht, edhe karriera. Dhe ka jo pak raste pėr tė rrėfyer, kur,
meqė i ėshtė dashur tė bėjė zgjedhje, ka preferuar ti thotė “jo” pikėrisht propozimeve tė punės... S’ka si tė ndodhė ndryshe...ėshtė nėnė.

E ngacmuar edhe nga telefonata, Manjola, fillon e flet pėr Sindin, pėr kėnaqėsinė apo shijen qė i ka dhėnė atmosferės sė shtėpisė prania e njė fėmije tjetėr, teksa fėmija i parė ishte rritur tashmė. Ama, njėfarėsoj duhet falėnderuar e rritura, pėr
kėrkesėn kėmbėngulėse qė i drejtonte, gjatė gjithė kohės, prindėrve tė saj e qė ata, pėrfundimisht vendosėn ta marrin nė konsideratė. Sepse, nė
tė vėrtetė, ishte Megi ajo qė donte njė motėr, ose njė vėlla. E donte me ēdo kusht: “dua njė motėr ose vėlla, e rris vetė... ta paguaj...”, kish shkruar ajo nė njė letėr drejtuar sė ėmės”.

Ėshtė njė histori mė vete pėr t’u rrėfyer: Megi, sapo kish mbushur 11 vjeē dhe ēfarė donte ishte thjesht dhe vetėm pėrmbushja e kėrkesės, asgjė mė shumė, pėr njė “lodėr” ndryshe nga lodrat me tė cilat qe rritur. Kaq. Por... E ku mund ta dijė njė vajzė e vogėl, se njė bebe, mund tė shndėrrohet aty pėr aty nė njė “rival”.

Vetėm kur kėrkesa e ripėrsėritur, iu pėrmbush, pa vėmendjen e sė ėmės, tė shpėrndarė. Pa kujdesin qė kėrkonte dhe e merrte bebja qaramane. Pa se motra e vogėl, nuk ishte aspak njė lodėr nė dispozicion tė saj, siē mund tė kish pėrfytyruar me mendjen e saj prej fėmije. Dhe... filloi tė xhelozohej duke befasuar edhe prindėrit e papėrgatitur pėr kėtė reagim. Filloi tė vinte re se tashmė ishin dy fėmijė nė shtėpi, dhe siē ndodh rėndom mė i vogli, aq mė tepėr bebe, kėrkonte mė shumė kohė, mė shumė angazhim, pėrkushtim... Eh, deri para se tė mbėrrinte bebja, i gjithė angazhimi, pėrkushtimi, vėmendja i drejtoheshin asaj. Sytė e mamit dhe babit ishin vetėm mbi tė. E ku mund tė ishin tjetėr... Por tani... Kurse, mami Manjolės s’i mbetej veē t’i kujtonte Megit letrėn qė vetė e kish shkruar (sigurisht tė ruajtur edhe sot, nė sėndukun e kujtimeve tė familjes). Sakaq, tė priste me durim kalimin e fazės sė vėshtirė psikologjike pėr mė tė madhen, pėr tė cilėn e vogla, tek rritej po fillonte tė bėhej interesante.

Tashmė tingėllon si diēka pėr tė qeshur. Megi i ka mbushur tė 16-at, dhe ajo qė shpreh me tė gjithė qenien e saj, ėshtė njė dashuri e pakufishme ndaj tė motrės, e pėr mė tepėr, ka kohė qė di dhe dėshiron qė t’i shtojė vėmendjes dhe pėrkushtimit tė prindėrve, edhe atė tė sajin, tė motrės sė madhe kėsaj here. Ama, e vėshtirė ishte faza qė kaloi, qė kishte formėn e xhelozisė shkaktuar nga njė rivalitet mes motrash, qė psikologėt dinė mirė ta shpjegojnė si njė fenomen normal dhe kalimtar.

Gjithsesi Manjola Nallbani ėshtė nėna e dy vajzave. “Mė mirė qė janė dy vajza”, thotė duke shpjeguar se ėshtė kjo ē’kishte dashur gjithnjė, pėrkundėr tė shoqit qė ėndėrronte njė djalė. Do tė tingėllonte mė natyrshėm nėse edhe vetė Manjola do tė kish pasur tė njėjtėn dėshirė me tė shoqin. Tek e fundit, pse jo,pas vajzės, njė djalė. Por kėngėtarja ka shpjegimet e veta pėr ketė dėshirė. Ku ta dish pse, e ka ndjerė mungesėn e njė motre. Lidhja me tė vėllanė ka qenė, dhe vazhdon tė jetė, tejet e fortė, ama nė pėrfytyrimin e saj njė motėr ishte shumė mė tepėr. S’ka gjė se shoqja e saj e ngushtė e fėmijėrisė dhe rinisė sė hershme, ia bėnte tė qartė, se njė motėr nuk do tė thotė domosdoshmėrish njė shoqe, duke i rrėfyer pėrvojėn e vet, dhe duke i shpjeguar karakteret e ndryshme qė dy motra mund tė kenė, gjė qė mund tė ndodhė t’i mbajė tė larguara nga njėra-tjetra. E megjithatė, kjo s’e bėri Manjolėn tė mos vazhdonte tė ėndėrronte motrėn e munguar dhe, tė mos mendonte gjithnjė, gjatė shtatzėnisė sė dytė, qė ti dhuronte Megit, pikėrisht njė motėr.

Nga ana tjetėr: Mė mirė qė mes vajzave ka njė diferencė moshe. Sepse fėmijėritė e tė dyjave i ka shijuar. Ama ka njė problem tė vogėl qė po e sheh nė kėtė fazė tė rritjes sė tė bijave: nėnės i duhet tė bėjė kapėrcime tė atypėratyshme apo shndėrrime. Fillimisht i duhet tė merret me njė 5- vjeēare, dhe tekat e saj, herė pėr tė qeshur, argėtuese a
relaksuese, e herė lodhėse. Pastaj i duhet tė shndėrrohet: tė ulet e tė flasė nė kanape, me njė tė “rritur”, me njė adoleshente, duke u pėrfshirė nė njė botė, pėr hir tė sė vėrtetės jo edhe aq tė lehtė. Jo vetėm larg botės sė fėmijėve, por edhe tejet larg botės, interesave, mendimeve, koncepteve, kėndvėshtrimeve... tė vetė prindit.

“Pėrpiqem tė jem shoqe pėr time bijė”. Thotė se flasin gjatė dhe pėr ēdo gjė njėra me tjetrėn. Megi ėshtė mėsuar ti rrėfehet sė ėmės. Kurse kjo e dyta ėshtė mėsuar tė kuptojė dhe madje tė reagojė nė mėnyrėn e duhur, tė bėjė sugjerimin e duhur. Tė gjejė ekuilibrat. Dhe i kthehet kujtimeve tė largėta, kohės kur ajo vetė ishte adoleshente. Rreket tė imitojė tė ėmėn apo mėnyrėn se ajo e trajtonte Manjolėn, duke e bėrė tė ndihej mirė me moshėn e vet, apo duke e ndihmuar herė pas here me mendimet apo sugjerimet pėr tė cilat vajza kishte nevojė. Nė fakt, Megi rezulton tė jetė njė fėmijė shumė i mbarė. Me rezultate tė shkėlqyera nė shkollė, por mbi tė gjitha nuk shfaq shenja tė njė adoleshence tė vėshtirė. E kėtu Manjola ndihet me fat. Por nuk harron tė qartėsojė se, pėr tė, fati vetėm nuk mjafton.

Dhe kėtu e ka fjalėn pėr shumėēka, pėr gjithė jetėn e saj nė vijimėsi: “Duket sikur njerėzit janė eksperimente tė Zotit- thotė- por, mė shumė se kėtė besoj interpretimin sipas tė cilit: Zoti tė jep shumėēka dhe mandej sė lartmi vėshtron aftėsinė e njeriut pėr tė pėrdorur dhuntitė apo, pse jo, pėr tė rikuperuar mangėsitė”. E kėto duhet tė dish ti bėsh. Nė mos, tė mėsosh ti bėsh, ndaj dhe fati i vetėm, shpesh nuk mjafton. Manjolės shpesh fati i ka qėndruar nė krah, por edhe ajo, ka ditur ta kanalizojė atė siē duhet... Por le tė kthehemi te vajza adoleshente, pėr tė cilėn mamaja ėshtė idhulli, tė cilin fati ia ka vėnė pėrballė, mund ta prekė, mund tė flasė me tė, ta dėgjojė, tė mėsojė prej saj e sidomos, marrė pėrkėdheljet e saj...

Po, idhulli i Megit ka emrin Manjola. Nė moshėn kur e kupton se ēdo tė thotė emėr publik, famė, reputacion e tė tjera kėsisoj, me shumė krenari 16-vjeēarja, identifikohet me emrin e sė ėmės, s’ka gjė se mbiemri i dallon nėnė e bijė. Ka shumė gjasa (s’ka se si tė ndodhė ndryshe), po kaq krenare duhet tė jetė edhe me figurėn vizive tė sė ėmės, elegancėn gjenetike, qė me ē’duket qė tani, ka fatin ta trashėgojė. E vogla ka kohė qė tė mendojė pėr tė tilla gjėra, ndoshta do ti ngjasė sė motrės nė kėtė pikėpamje, kur tė fillojė tė kuptojė mė shumė. Fundja a nuk i ndodh edhe vetė Manjolės njė gjė e tillė? Edhe sot e gjithė ditėn, ajo e gjen veten duke ia njohur sė ėmės meritėn e siluetės fine qė ka.

“E kam trashėguar prej saj”, thotė sa herė ndodhet ballė komplimenteve pėr elegancėn... Por edhe mė shumė se kaq i pėlqen qė tė gjejė gjėra pėr t’u krahasuar me nėnėn. Sidomos kur krahasimi kėrkon tė ketė paralele mes Manjolės si nėnė dhe nėnės sė Manjolės. Madje, mė shumė se kudo, nė kėtė kėndvėshtrim, e ėma ėshtė modeli i Manjolės tė cilin i pėlqen ta ndjekė. Pa pretenduar se nuk ka, tek tuk, gjėra tė sė ėmės, qė nuk do ti imitojė. Gjėra, tė cilat, mė shumė se tė ėmės personalisht, i takojnė brezit tė saj. E ka fjalėn pėr prirjen qė kishin pėr tė jetuar pėr “tė tjerėt”, apo heqjen dorė nga disa kėnaqėsi vetjake... “Sigurisht edhe unė i jap vėmendje “tė tjerėve”, por gjithsecilit aq sa meriton, dhe... ka aq pak njerėz nė kėtė jetė pėr tė cilėt ia vlen tė jetosh, apo edhe thjesht tė mendosh...”. ...Logjika e ftohtė, dhe nacionaliteti duket sikur nuk kanė lidhje me natyrėn emocionale tė artistit. Por nė kėtė rast, Manjola Nallbani i takon kategorisė sė njerėzve racionalė. Dhe ka tė ngjarė qė mos jetė njė rast i shkėputur nė jetėn e saj, nė mėnyrėn se si funksionon, se si jeton... Sepse fundja, ėshtė tepėr e logjikshme nė gjithēka qė thotė. Sepse tingėllon shumė objektive kur flet, s’ka gjė nėse objekti i bisedės ėshtė ajo vetė, nėna e saj apo vajzat. Ndryshimi i brezave, s’ka pse ta cenojė objektivitetin...

...Zilja e celularit tringėllon sėrish. Nuk ėshtė Sindi qė qan. Ėshtė Sokoli. Tė tre, ai bashkė me vajzat, po e presin. Do tė nisen diku, pėr drekė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Edona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Edona


Female Numri i postimeve : 6018
Age : 27
Vendndodhja : De mas linda del mundo FLOR BERTOTTI
Kenget e preferuara te Floricientes? : "Flores amarillas"."Te siento" ."En enombre dragon"Ding-dong"."Delfina"."Por que"."Kikiriki"."Des que te vi".Haj un cuento"...
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 13/12/2008

Manjola: Familja ime, perandoria ime Empty
MesazhTitulli: Re: Manjola: Familja ime, perandoria ime   Manjola: Familja ime, perandoria ime Icon_minitimeTue Aug 11, 2009 6:19 pm

flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Manjola: Familja ime, perandoria ime
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtohet familja Fejzullahu
» Familja nga Tajlanda jeton me 4.600 akrepa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: