Florencia Bertotti Kosovo - FBK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Lajme rreth Nini-t  RegjistrohuRegjistrohu  Latest imagesLatest images  GalleryGallery  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Lusim antaret qe te jene sa me aktiv ne forum, dhe te postojn sa me shume, sepse kohve te fundit jemi duke u bere te kontrolluar nga menagjeri i Florencia Bertottit, Florit. Ju lusim qe te keni parasysh kete dhe te jeni sa me aktiv ne postimin e mesazheve, natyrisht pa i thyer rregullat. Nese ka ndonje antar qe nuk eshte i kenaqur me forumin, le te lajmerohet ne forum, dhe le te shpreh pakenaqesite e tij. Ata qe jane sa me aktiv, do selektohen me shume ne letren qe do dergohet tek Florencia Bertotti.

 

 horoskopi mujor shtator 2009

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

horoskopi mujor shtator 2009 Empty
MesazhTitulli: horoskopi mujor shtator 2009   horoskopi mujor shtator 2009 Icon_minitimeWed Sep 02, 2009 1:38 pm

Dashi
Karriera: Nė situatat kur duhet ta tregoni aftėsinė tuaj nė krahasim me tė tjerėt, do tė jeni nė formė tė pėrkryer. Pra, konkurrenca nuk u prishė punė, thjesht juve ju jep mundėsi tė tregoni sa dini dhe sa vleni. Dhe, natyrisht, gjatė shtatorit do tė keni raste tė shumta pėr t’u matur me tė tjerėt – dhe ju duhet ta shfrytėzoni kėtė mundėsi pėr t’u dėshmuar dhe pėr tė pėrparuar nė karrierė. Vetėm se kėrkohet pak mė shumė pėrkushtim nė punėn qė bėni.
Partneri: Gjatė kėtij muaji do tė pėrpiqeni tė jeni mė dominues ndaj partnerit dhe kjo gjendje mund tė shkaktojė edhe konflikte nė lidhjen tuaj sentimentale. Pėrpiquni t’i merrni gjėrat shtruar dhe tė shmangeni nga fjalosjet e panevojshme. Personat e lirė, me mė dėshirė do tė provokonin gjatė kėsaj periudhe sesa tė mendojnė pėr ndonjė lidhje serioze.

Demi
Karriera: Bashkėpunimi me kolegėt dhe eprorin tuaj nė punė, gjatė muajit shtator, do tė jetė shumė i mirė. Do tė jeni tė qetė dhe tė lumtur nė pėrmbushjen e obligimeve, mirėpo mos kėrkoni qė tė ngriheni nė pozitė gjatė kėtij muaji – ruajeni kėtė atmosferė tė mirė bashkėpunimi qė tė keni sukses nė periudhat e mėvonshme. Megjithatė, mos i harroni tė mirat qė ju kanė borxh tė tjerėt.
Partneri: Gjatė muajit shtator do t’ju kaplojė mendimi pozitiv, qė do tė sjellė mjaft harmoni dhe elan nė jetėn tuaj sentimentale. Pra, ėshtė koha ta hidhni prapa periudhėn e konflikteve me partnerin dhe t’i gjeni anėt e mira, tė cilat nuk kanė munguar, por i keni lėnė anash pėr sa e sa kohė. Personat e lirė, duhet tė dalin mė shpesh, ne ahengje dhe tubime tė ndryshme – aty edhe mund ta gjejnė partnerin e jetės.



Binjakėt
Karriera: Koncentrimi nuk do tė jetė arma juaj mė e fortė gjatė kėtij muaji, edhe pse do tė jeni tė mirė dhe tė shpejtė ne kryerjen e detyrave tė llojllojshme. Megjithatė, mundohuni qė tė merreni me punė tė reja (me tė cilat s’jeni marrė mė parė), sepse do t’ju motivojnė qė tė punoni edhe mė shumė, dhe nė kėtė mėnyrė do tė ecni drejt suksesit. Pėrpiquni tė krijoni raporte tė shėndosha brenda kolektivit dhe tė krijoni ambient tė pėrshtatshėm pėr punė.
Partneri: Ju pret njė muaj pėrplot gjallėri sa i pėrket aspektit sentimental – periudhė ideale pėr ta bindur partnerin se sa vlen dhe ēfarė domethėnie ka pėr ju. Pėrpiquni tė jeni mė aktiv nė bisedė dhe ēdo gjė do tė jetė nė rregull. Personat e lirė, duhet tė jenė tė kujdesshėm se lehtė munden t’ju largohen shanset e mira – pra, duhet t’i shfaqin anėt pozitive, ndėrsa mangėsitė t’i mbajnė pėr vete.

Gaforrja
Karriera – Shumė mė energjik do tė jeni nė punė gjatė kėtij muaji se sa nė jetėn private. Jeni njė person me inat edhe pse nuk jepeni dhe nuk dėshironi qė kjo gjė tė zbulohet nga secili. Edhe pse obligimet do t’i pėrfundoni ashtu siē kėrkohet, ju prapė se prapė do ta jepni maksimumin nga vetja vetėm tė arrini mė tepėr. Nė kėtė mėnyrė, ju asnjėherė nuk lejoni qė dikush t’ju shkelėn mbi kokė, respektivisht t’ua merr para hundėve shanset pėr biznes tė mirė.
Partneri: Jeni njė person i mbyllur nė vete, mirėpo nuk duhet t’i injoroni problemet e t’i leni anash ato. Pėrpiquni qė sė bashku me partnerin t’i zgjidhni problemet, nėse dėshironi njė lidhje tė fortė dhe stabile. Me pak pėrkushtim ēdo problem ka zgjidhje, andaj ėshtė koha pėr tė vepruar qysh tani. Personat e lirė duhet tė jenė mė aktiv nėse dėshirojnė tė gjejnė personin e jetės.



Luani
Karriera: Aty ku muajve tė kaluar keni pasur dėshtime, gjatė kėtij muaji nuk do tė dėshironi tė sprovoheni. Megjithatė, nėse arrini tė ndryshoni statusin tuaj kolegial nė punė, atėherė nuk do tė njihni asnjė pengesė. Bashkėpunimi i mirė, ėshtė ēelėsi i suksesit gjatė kėtij muaji pėr ju. Sidoqoftė, pėrpiquni tė jeni tė pėrkushtuar nė punė – dhe mos lejoni qė jeta private tė ndikojė nė pėrmbushjen e obligimeve qė priten nga ju. Nuk ėshtė koha pėr relaks por pėr veprim.
Partneri: Shtatori ėshtė periudha ideale qė t’i qėndroni pranė partnerit dhe t’i shprehni dashurinė – pėr tė cilėn keni shumė nevojė qė tė dy. Jepni me tė mirėn nga vetja dhe tregoni sa vlen ai pėr ju. Personat e lirė kanė mundėsi tė mira qė gjatė muajit shtator t’i realizojnė takimet tė cilat i kanė lėnė anash gjatė muajve tė mėparshėm.

Virgjėresha
Karriera: Gjatė gjithė muajit do tė jeni tė pėrkushtuar nė maksimum. Po qė se i keni tė qarta synimet, atėherė do tė mund tė pėrjetoni suksese tė papritura qė nga fillimi i muajit. Karakteristikė e juaja ėshtė se edhe gjėrat mė tė komplikuara dini si t’i thjeshtoni dhe tė veproni nė mėnyrė pragmatike, andaj shfrytėzojeni kėtė aftėsi pėr tė pėrparuar nė karrierė. Sidomos pėrkushtojuni aspektit financiar, ku me plane konkrete mund tė arrini synimin tuaj – ta mbushni arkėn gjysmė-boshe.
Partneri: I gjithė muaji nė aspektin sentimental do tė jetė njė vijė e njėtrajtshme. Nuk parashihen komplikime, por ju do tė kėrkoni mė shumė – mė shumė emocione, mė shumė lumturi, mė shumė gėzim, dhe nėse vėrtetė e dėshironi kėtė, atėherė duhet tė jeni mė aktiv. Personat e lirė tė kėsaj shenje, sidomos prej datės 11 deri mė 21 shtator, do tė kenė mundėsi tė shumta pėr takime interesante, por edhe pėr tė pėrforcuar ndonjė lidhje tė mėhershme.



Peshorja
Karriera: Rutina e punės sė pėrditshme do t’ua shkaktojė monotoninė – mirėpo, nė anėn tjetėr, njė punė fikse, po ashtu do tė ketė kuptim pėr ju. Me njė fjalė, ju do tė kėrkoni ndryshim nė jetė, por jo duke hequr lehtė dorė nga puna e tanishme, pa e siguruar njė punė tjetėr shumė mė tė mirė. Do ta ruani disiplinėn qė dispononi, e madje do tė kryeni punė qė nuk ju pėrshtaten, por ato janė gjėrat qė ju bėjnė mė tė fortė para njė vendimi definitiv qė dėshironi tė merrni nė momentin e duhur.
Partneri: Pėr tė pasur njė muaj tė hareshėm, duhet tė ndėrmerrni njė rrugė me partnerin, qofshin ato pushime tė shkurtra, apo ndonjė vikend i pėrbashkėt. Por, gjithsesi keni nevojė pėr pak ajėr tė freskėt, dhe pėr pak ēaste tė pėrbashkėta, larg tė tjerėve. Personat e lirė mė lehtė do tė gjenden nė ambientin e tė njohurve, ku lehtė mund t’i afrohen ndonjė personi.

Akrepi
Karriera: Gjatė muajit shtator nė profesion mund tė arrini shumė. Pėr juve nuk do tė jetė vėshtirė tė qėndroni nė pozitėn ku jeni, pra tė ruani status-quon, mirėpo do ta keni mbėshtetjen e yjeve edhe pėr njė depėrtim mė tė madh e mė tė suksesshėm. Pra, me njė fjalė, nėse dėshironi tė arrini mė shumė, mund t’ia dilni mbanė, mirėpo nėse jeni tė kėnaqur me gjendjen e tanishme, atėherė mund ta kaloni njė muaj pa tensione.
Partneri: Muaji nė vijim do tė jetė i ndarė nė dysh pėr ju. Nė pjesėn e parė duhet tė kujdeseni mė shumė pėr familje dhe tė dashurit tuaj, ndėrsa nė pjesėn e dytė pėr veten tuaj. Personat e lirė tė kėsaj shenje, gjatė shtatorit do tė jenė tė kapluar nga ndjenja e dashurisė, mirėpo duhet tė hapin zemrėn dhe tė lejojnė qė dikush tė trokasė nė derėn e tyre.



Shigjetari
Karriera: Falė mbėshtetjes sė yjeve profesioni juaj gjatė kėtij muaji do tė shkojė nė mėnyrė tė duhur dhe pa tensione. Madje, mund t’ju duket se ēdo gjė qė merrni nė dorė, kryhet nė mėnyrė tė pėrkryer. Megjithatė, kėto vlejnė vetėm projekte tė vogla dhe tė mesme, ndėrsa nėse keni tė bėni me projekte tė mėdha – mė mirė do tė ishte tė kėrkoni ndihmėn profesionale nga bashkėpunėtorėt tuaj, dhe nė kėtė mėnyrė tė arrini qėllimin tuaj.
Partneri: Muaji shtator gjithsesi se do t’ju sjellė mjaft lumturi nė jetėn tuaj sentimentale, megjithatė, kjo nuk ju jep arsye qė tė mos merreni edhe me problemet dytėsore qė mund tė lindin nė bashkėshortėsi. Pėrpiquni t’i kuptoni nevojat e partnerit tuaj dhe nė kėtė mėnyrė lumturia do tė jetė e garantuar pėr ju. Personat e lirė duhet tė jenė mė tė angazhuar pėr tė takuar partnerin e jetės.

Bricjapi
Karriera: Nuk do tė jeni nė gjendje t’i rrekeni projekteve dhe planeve tė reja pa pasur siguri nė sukses, dhe ky fakt do t’ju drejtojė gjatė gjithė muajit shtator. Megjithatė, nė profesionin tuaj do tė jeni tė palėkundshėm – dhe vetėm koncentrimi i plotė mund t’ju shpije drejt suksesit tė garantuar. Pėrpiquni tė pėrqendroheni nė punė dhe tė kėnaqeni me profesionin tuaj, nė kėtė mėnyrė do tė arrini efektin e dyfishtė.
Partneri: Vetėm tradhtia mund t’ua prishė hesapet gjatė kėtij muaji – respektivisht, nėse krijoni mosbesim pa nevojė – sepse partneri vėrtetė ju do dhe ka mendim tė mirė pėr ju. Personat e lirė tė kėsaj shenje do tė kenė njė muaj pėrplot takime dhe mundėsi pėr njoftime tė reja, vetėm se duhet tė jenė tė gatshėm edhe t’u besojnė partnerėve potencialė.



Ujori
Karriera: Puna ekipore nuk ėshtė ana juaj e fortė, sepse ēdo punė jeni mėsuar ta kryeni vetė dhe pa ndihmėn e tė tjerėve – ose sė paku nuk ndjeheni rahat kur tė tjerėt ua drejtojnė orientimin nė biznes. Pėrpiquni tė pavarėsoheni nė punė, pra tė jeni tė vetėpunėsuar, ngase aty ju pret suksesi i madh. Nė aspektin financiar duhet tė tregoheni tė kujdesshėm, sepse huadhėnia nė kėtė kohė mund tė jetė riskante.
Partneri: Dėshira juaj nė kėtė kohė ėshtė tė jeni tė lirė dhe tė vetėm, por duhet ta pyesni partnerin nėse ėshtė dakord me njė gjė tė tillė. Optimale do tė ishte po qė se partneri do tė kishte tė njėjtėn dėshirė sikur edhe ju. Pėr t’iu ikur konflikteve, provoni t’i shprehni ndjenjat tuaja para partnerit, sidomos deri mė 9 shtator. Personat e lirė nuk do tė kenė dėshirė pėr njė lidhje tė sinqertė nė kėtė kohė.

Peshqit
Karriera: Gjatė muajit shtator duhet tė lejoni qė ėndrrat tuaja t’ju ndihmojnė nė profesion. Pra, lejoni qė fantazia tė jetojė dhe t’ju ndihmojė nė zhvillimin e mėtutjeshėm. Megjithatė, jo ēdo fantazi bėhet realitet, se paku jo menjėherė. Pėrparėsi mund tė krijoni nėse i zhvilloni idetė qė i keni nė kokė dhe i zhvilloni planet. Marrė nė pėrgjithėsi, ėshtė fazė e mirė pėr t’i mbledhur tė mirat qė ju ofron profesioni.
Partneri: Bashkė me partnerin tuaj duhet t’i hartoni planet pėr tė ardhmen. Por gjithashtu nuk duhet tė ngurroni tė flisni edhe pėr temat tabu qė keni nė lidhjen tuaj – do tė shihni se partneri ka tė njėjtat dėshira sikurse ju. Personat e lirė tė kėsaj shenje duhet tė tregohen mė tepėr realist dhe pragmatik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Serafina..
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Serafina..


Female Numri i postimeve : 1050
Age : 27
Vendndodhja : en foro de florencia bertotti mas lindo....
Kenget e preferuara te Floricientes? : te siento un enorme dragon todos de flor
Disponimi i pergjithshem : e hareshme
Registration date : 11/06/2009

horoskopi mujor shtator 2009 Empty
MesazhTitulli: Re: horoskopi mujor shtator 2009   horoskopi mujor shtator 2009 Icon_minitimeSat Sep 05, 2009 10:48 am

flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Libona
Vdes per Florin
Vdes per Florin
Libona


Female Numri i postimeve : 7095
Age : 30
Vendndodhja : En qualquier pais donde lo encuentro mi prinicipe y mis favoritos..En lugar da haditas!
Kenget e preferuara te Floricientes? : Un enorme dragon,Te siento,Hay un cuento,Porque,Mi vestido azul,Chaval Chulito,1.2.3,y todas...
Disponimi i pergjithshem : alegra y triste
Registration date : 13/09/2008

horoskopi mujor shtator 2009 Empty
MesazhTitulli: Re: horoskopi mujor shtator 2009   horoskopi mujor shtator 2009 Icon_minitimeSun Sep 06, 2009 2:19 am

sps
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://s'kom.com
Sponsored content





horoskopi mujor shtator 2009 Empty
MesazhTitulli: Re: horoskopi mujor shtator 2009   horoskopi mujor shtator 2009 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
horoskopi mujor shtator 2009
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Horoskopi mujor korrik 2009
» horoskopi i dates 6.shtator.2009
» horoskopi ditor 2.shtator.09
» Horoskopi i dites 10.08.2009
» Horoskopi vjetor 2009

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Florencia Bertotti Kosovo - FBK :: Te tjera :: Te tjera-
Kėrce tek: